Omega-3 zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

    47

    Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te peshqit mund të zvogëlojnë gjasat e sëmundjeve të zemrës, raporton Reuters të dhënat e një studimi të ri.

    Omega-3 iu ndihmon edhe njerëzve që konsiderohen seriozisht të rrezikuar nga sëmundje të zemrës si pasojë e nivelit të lartë të yndyrave apo kolesterolit të keq në gjakun e tyre.

    Shoqata amerikane e Zemrës rekomandon që të konsumohet peshk së paku dy herë në javë, apo marrjen e shtojcave të acideve yndyrore Omega-3 sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të hanë peshk.

    Edhe studime të mëhershme kanë thënë se Omega-3 ndikon në zvogëlimin e të rrahurave jo normale të zemrës, zvogëlimin e sasisë së yndyrës në gjak dhe reduktimin e rrezikut e bllokimit të arterieve./REL/