Nis trajnimi i mësuesve për Projektin EMIS

    375
    Në kuadër të aktiviteteve për të prezantuar Strategjinë e bashkëpunimit të Austrisë me Shqipërinë për periudhën 2016-2020 dhe takimeve me përfaqësues të të dy palëve, ditën e sotme rreth orës 11:00, u mbajt në shkollën Vasil Shanto, një event informativ për fillimin e fazës së trajnimit të mësuesve për Projektin EMIS. Në këtë event ishte e pranishme ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla si dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë së Jashtme të Austrisë dhe Ambasadës Austriake në Tirane. Projekti është një bashkë-financim i Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe kompanisë Austriake Bit Media e-solutions me suport lokal të Bit Albania. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është sigurimi i një sistemi EMIS, për administrimin e informacionit arsimor në të gjitha shkollat shqiptare, i cili do të jetë i menaxhuar në nivel qendror nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë. Për të realizuar këtë objektiv në tetor 2015 do te filloje trajnimi i rreth 3000 persona, drejtor shkollash, administrator në të gjithë Shqipërinë. Qëllimi përfundimtar i sistemit EMIS, si një instrument që mundëson gjithë përfshirjen në mënyrë interaktive, ofron mundësi kontrolli dhe transparence, nëpërmjet ofrimit të një portofoli të gjerë të shërbimeve publike ndaj qytetarëve në arsim, duke filluar nga dosjet personale të mësuesve dhe stafit arsimor përgjithësisht, amzës, notave, etj.
    Sigal