Në Vlorë, Asambleja e PS bëhet farsë, derisa përjashtohen socialistët dhe emërohen të përzgjedhurit

536
Siç zhvillohet procesi i zgjedhjeve të tanishme në PS, një dukuri po mbizotëron gjithandej. Kryetari mandatskadues i PS, Edi Rama e përdor këtë proces analize dhe zgjedhjesh të reja në PS (pas 4 vjetësh) duke pasur si prioritet më shumë që të bëjë spastrimin e fundit të PS, në çdo forum të saj, nga ata pak kundër Ramës, që kanë mbijetuar deri tani, në ndonjë forum të PS, qoftë si drejtues, por edhe si anëtarë të forumeve të PS.
Në Asamblenë e PS në Vlorë, nuk ftohet as Shpëtim Gjika…
Është një ironi për vetë kryetarin (afatskadues) të PS, Edi Rama, farsa që u zhvillua dje në Asamblenë e PS në Vlorë, teksa nuk u ftua të merrte pjesë në të, as Shpëtim Gjika, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe një ndër faktorët kryesorë të fitores së PS në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ishte kryetari Edi Rama, që në fillimet e mandatit të tij në krye të kësaj partie, vendosi një standard të ri në PS. Që në çdo zgjedhje të forumeve të partisë, do të zbatohej parimi demokratik “ 1 anëtar, 1 votë”. Dhe kryetari i PS Edi Rama në 2003, e filloi pikërisht nga Vlora në 2003, zgjedhjen e drejtuesve në PS, ku sipas këtij parimi, u zgjodh edhe kryetari i PS për Vlorën Shpëtim Gjika, i cili, më vonë u zgjodh edhe kryebashkiaku i Vlorës për 3 mandate rresht. Mirëpo, dje, zotërinjtë që komandojnë procesin zgjedhor të forumeve në PS e Vlorës, shkelën me këmbë edhe vetë statutin e PS, derisa nuk ftuan, as si dëgjues, as si pjesëmarrës të thjeshtë, as Shpëtim Gjikën në Asamblenë e PS në Vlorë. Dhe, kjo nuk është as harresë, dhe as ndonjë inat i ndonjë drejtuesi lokal të PS në Vlorë. Gjithsesi jo. Mosftesa e socialistëve në Vlorë, për Shpëtim Gjikën, që të jetë i pranishëm në Asamblenë e PS në Vlorë, është urdhër i dhënë nga vetë kryetari i PS Edi Rama, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngrira midis tyre. Mirëpo, ky urdhër, nuk prek dhe nuk u përket vetëm marrëdhënieve Rama-Gjika, por është një standard i ri që tashmë po vendos Edi Rama në PS. Është standardi i sundimit të PS nga kulti i Kryetarit të Partisë, Edi Rama, i shkeljes flagrante të statutit të PS, dhe të gjitha këto kanë një qëllim të vetëm: Spastrimin e gjithë PS, në çdo forum të saj nga elementët antiRamë! Ja reagimi i vetë Shpëtim Gjikës, për mosftesën dje në Asamblenë e PS në Vlorë. Në komentet e shkruara në lidhje me statusin, ndër të tjera Gjika, i përgjigjet një komenti që i kujton se ka qënë dikur në gjyq, se:“Po ç’lidhje ka gjyqi?! Edhe z. Kokëdhima është në gjykim në Gjykatën Kushtetuese, por prapë se prapë e njoftojnë për mbledhje!”, shkruan Gjika.
Somario
Mosftesa e socialistëve në Vlorë, për Shpëtim Gjikën, që të jetë i pranishëm në Asamblenë e PS në Vlorë, është urdhër i dhënë nga vetë kryetari i PS Edi Rama, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngrira midis tyre. Është standardi i sundimit të PS nga kulti i Kryetarit të Partisë, Edi Rama, i shkeljes flagrante të statutit të PS, dhe të gjitha këto kanë një qëllim të vetëm: Spastrimin e gjithë PS, në çdo forum të saj nga elementët antiRamë!
Shpëtim Gjika
U zhvillua sot mbasdite Asambleja e Partisë Socialiste Vlorë!
Disa pyetje doja t’u drejtoja organizatorëve:
Mua pse nuk më njoftuat?!
Nuk vlen më statuti dhe vendimi i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së, sipas të cilit unë, si delegat i Kongresit, jam edhe anëtar i asamblesë së PS-Bashkia Vlorë?!
Apo ju të dashur organizatorë dhe ish- bashkëpunëtorë të mi ndër vite keni vendosur të më përjashtoni nga struktura, në të cilën socialistët vlonjatë më kanë zgjedhur me votë?!
Në qoftë se është kështu, të paktën ma bëni të ditur se më ngelën sytë te telefoni, duke pritur njoftimin tuaj!
Sa i përket qenies time në PS, nuk pres nga ju as njoftim dhe as shkarkim!
Sepse e kam zgjedhur vetë Partinë Socialiste, qysh më 23 mars 1992!
Gjithsesi, si anëtar i thjeshtë i PS, i uroj suksese punimeve të kësaj Asambleje sot!
Ergys Alushi: Epo pikë e zezë e PS në Vlorë?!
Epo pikë e zezë!
Dikur Rama, mburrej se aplikoi i pari “një anëtar, një votë”. Dhe e aplikoi për herë të parë në Vlorë me Shpëtim Gjikën, në 2003, kur u zgjodh Eltar Deda, në 2006.
Dhe ngaqë socialistët e Vlorës ishin të parët për votën e lirë dhe për këtë arsye ia dinin vlerën lirisë së votës, ndaj dhe dolën dy vjet në protestë 2 vjet me “dua të shoh votën time”.
I kujtova këto kur, si gazetar, ndoqa votimin “një anëtar, një votë” për të zgjedhur kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD.
U ndjeva keq, kur në të njëjtën kohë, në PS, kryetari i Ri i PS (i thënçin), është tashmë i emëruar, nga interesa biznesi të njerëzve me pushtet, që sot kontrollojnë çdo gjë në Vlorë.
Shumë keq. 
Keqardhje! Ky transformim i votës është shumë i frikshëm dhe kostot rëndojnë mbi popullin e thjeshtë, se ata që pasurohen, duke përdorur pushtetin “no problem”.
Quo vadis PS e Vlorës?!
Sigal