Në Qendrën Shëndetësore 9 të shohin si klient, jo si pacient

    414
    Unë që po ju shkruaj jam një nga ata mbështetës të rilindjes. Jam një nga ata 1 milion shqiptarë të cilët shpresuan tek ndryshimi e besuan që do të bëheshim një vend me standarde të duhura, duke lënë poshtë një keq qeverisje dhe një sistem korruptiv. Ashtu si 1 milion shqiptarë dhe unë pata besim tek Rilindja e Shqipërisë.
    Zoti Beqja, po ju shkruaj dhe ju drejtohem ju personalisht sepse jam i zhgënjyer nga sistemi që ju drejtoni, jam i zhgënjyer nga disa aspekte të rëndësishme të këtij kabineti rilindës dhe ata që kanë nga pas. Nuk jam zhgënjyer sepse nuk më ofruan punë, pasi nuk kërkova diçka të tillë, por akoma më keq, jam i zhgënjyer sepse askush nuk po bënë punën që i takon në këtë vend. Jam tepër i indinjuar kur shohë dhe e krahasoj Shqipërinë me shumë vende të tjerë të Europës. Sot në Shqipëri nuk është vetëm shëndetësia me problemet e saj, por dhe arsimi, gjë të cilën e shprehu mjaftë qartë dhe deputeti i Rilindjes në seancën plenare. Por mbi shëndetin nuk vihet asgjë, nuk vihet dinjiteti partiak dhe as materializmi i nëpunësve. Pra rilindja sot nuk paska vetëm një problem.
    Në Qendrën Shëndetësore 9 
    Zoti Beqja, besoja tek shëndetësia falas, tek humanizmi i mjekëve, tek politikat e ndryshimit në mjekësi, por asgjë s’paska ndryshuar. Isha i detyruar të shkoja në qendrën shëndetësore nr. 9, aty ku drejtohem shpesh herë, aty ku mjekët të shohin plot ligështi. Mbase nuk janë të gjithë kështu, por sipas rezultimit tim diçka e tillë ndodh. Është një vend ku mjekët të shohin si klient dhe jo si pacient. Ju drejtova sot me shpresën e marrjes së një përgjigje për një problem të një të afrimit tim, por nuk mora asgjë tjetër sesa përzënien përjashta. Më tregoni z. Beqja, në cilin vend të botës mjekët të nxjerrin përjashta? Në cilin vend të botës, kur hyn në zyrën e tyre mjekët nuk lëvizin as të pasmet e tyre nga karriget kur hyn pacientët. Ju drejtova dermatologjisë, por tangarlliku i mjekëve na çoi në departamentin e kirurgjisë. Nuk e di me çfarë kompetencë kjo mjeke na drejtuan atje kur nuk morën as mundimin më të vogël të shihnin çfarë kishte njeriu i shkretë. Por nuk kishte vetëm kaq, teksa u drejtuam në kirurgji, një mjeke në telefon e një tjetër në karrige na presin e na thonë të largohemi sepse nuk ka kirurgë, mjekja kirurge që kishte qenë aty kishte dal në pension dhe kështu na detyruan të largoheshim. U larguam por pa zgjidhje, u larguam të indinjuar sepse na kërkuan të presim dhe një faturë tek hyrja e ambulancës, një faturë e kotë e cila nuk do të mund të na jepte zgjidhje. 
    Mungesë kirurgësh në mes të Tiranës
    Jam i habitur, kur nuk ka kirurgë në një nga ambulancat më të mëdha, në qendër të Tiranës, mendo ç’mund të bëhet në zonat e thella të Shqipërisë. Ja pra i nderuar z, Beqja, janë këto problemet që ne kemi sot, duam zgjidhje të halleve tona, nuk kemi nevojë për fushatë elektorale, mbase ju nuk dini asgjë çfarë ndodhë pas krahëve tuaj, por përse populli duhet t’i vuaj të gjitha këto problematika? Nuk kam asgjë personale me ju, por me kabinetin dhe nëpunësit që përfshinë ministria juaj, ju lutem bëni detyrën që ju takon. Çfarë duhet të bëj unë sot? Mos vallë duhet të rri e të pres deri sa të emërohet kirurgu i ri? Ju lutemi kryeni detyrat tuaja, informojini mjekët që një qendër shëndetësore nuk është qendër biznesi, por është qendër humanitare në dobi të qytetarëve, në fund të fundit po paguhen me taksat tona. Mjaft mirë mund të kisha mbaruar punë duke dhënë 500 lekë të reja çdo mjeku, por jo nuk është kjo ajo që duam, duam shëndetësi siç na është premtuar!
    36% e fëmijëve romë vizitohen deri në 10 herë ne një qendër shëndetësore
    Vetëm 36% e fëmijëve romë vizitohen deri në 10 herë ne një qëndër shëndetësore. Ky është një nga përfundimet e studimit me të fundit “Qasja e fëmijëve rome në shërbimet e fëmijërisë së hershme në Shqipëri”.
    Gjatë vitit 2014, sipas të dhënave të bëra të ditura nga themeluesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA Shqipëri) , Altin Hazizaj , vetëm 36% e fëmijëve romë janë vizituar deri në 10 herë ne një qendër shëndetësore, ndërsa 6,5% e fëmijëve janë vizituar 11-20 herë në vit dhe vetëm 0.5% e fëmijëve jane vizituar një qendër shëndetësore 20 herë apo më shumë.
    Nga ana e tyre, specialistet e shëndetit shprehen se nuk kanë të dhëna rreth moshës së fëmijës në 11% të rasteve.
    Në lidhje me çështjen e vaksinimit, rreth 11% e fëmijëve romë nuk janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave . Ndërsa 61.7% e fëmijëve romë kanë marrë të gjitha vaksinat e nevojshme dhe 10.5% e fëmijëve janë vaksinuar pjesërisht.
    Djemtë romë janë ata që kanë një shkallë më të lartë të vaksinimit në krahasim me vajzat rome. Pothuajse 64% e djemeve romë kanë marrë të gjitha vaksinat që janë të nevojshme, në krahasim me 60% të vajzave rome.
    Përfaqësuesi i CRCA, Altin Hazizaj u shpreh për ATSH-në se “si shoqëri civile po evidentojmë çdo rast të dhunimit apo çdo shkelje të të drejtave edhe të fëmijëve të komuniteteve rome dhe egjiptiane. Sigurisht, duhet të ndërgjegjësojmë fillimisht komunitetin rom për kulturën e shëndetit, që fëmijët e tyre të kënë akses në shëndetësi”. 

    Sigal

    Marjon Gorica