MMSR: Ish i përndjekuri Kaziu ka marrë 2 këste, grup pune për kërkesat e tyre

    457
    Sigal

    TIRANE – Ish-i përndjekuri politik, Kujtim Kaziu, i cili tentoi të vetëdigjej me benzinë, ka përfituar dy këste të dëmshpërblimit. Është ky sqarimi që jep Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë pas incidentit përpara ambjenteve të Kuvendit të Shqipërisë ku is hi përndjekuri politik tentoi të lyejë veten me benzinë për tu vetëdjegur. Përmes një njoftimi për shtyp sqarohet se është ngritur një grup i posaçëm pune për për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të drejta të kësaj shtrese. “Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, është përshpejtuar puna për lëvrimin e fondit të dëmshpërblimit duke siguruar fillimin e procesit për të gjithë ata ish të përndjekur që nuk e kanë marrë ende këstin e parë të dëmshpërblimit. Sqarojmë se ish i dënuari politik, z. Kujtim Kaziu, është pjesë e listës së personave që aktualisht ka përfituar dy këste të dëmshpërblimit”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Më tej evidentohet fakti se është grupi i punës do të rishikojë kriteret për për përfitimin e dëmshpërblimit nga ish të përndjekurit politikë. “Këto ndryshime kanë për qëllim që të japin përparësi në trajtimin e ish të dënuarve që janë gjallë, duke u dhënë përparësi atyre në moshë më madhore dhe siguruar një skemë solidare dhe transparente dëmshpërblimi. Duke pasur parasysh situatën e rëndë në të cilën Qeveria trashëgoi gjithë sistemin e trajtimit të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, ndryshimet në ligj do të kenë në fokus objektivin që asnjë ish i dënuar politik të mos mbesë jashtë skemës së përfitimit të pagesave për arsye proceduriale. Ndërkaq, politika të posaçme që po ndërmerren nga Qeveria do të kenë parasysh që kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të ketë më shumë akses në arsim, në skemat e mbrojtjes sociale dhe integrimin në shoqëri”, thekson minsitria. Javën e kaluar, Qeveria filloi shpërndarjen e fondit prej 18 milion dollarësh për dëmshpërblimin e ish të përndjekur politikë, të cilët nuk e kishin marrë ende këstin e parë.