Kush mund të përfitojë dhe kush përjashtohet nga punësimi në Itali

    490
    Mbërrin më në fund çasti që mezi presin 13 mijë punonjës sezonalë të huaj që këtë vit do të mund të vijnë të punojnë në Itali. Dekreti i flukseve që autorizon hyrjet e reja, të domosdoshme për bujqësinë dhe sektorin e turizmit, do të botohet sot, 7 maj në Gazetën Zyrtare. Kjo do të thotë që nga ora 8 e mëngjesit e të premtes, 8 maj, deri në 24.00 të 31 dhjetorit 2015 punëdhënësit mund të paraqesin kërkesat e punësimit. Gjithçka bëhet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Edhe pse për nisjen e kërkesave duhet pritur mëngjesi i të premtes, ndërkohë ato mund të përpilohen dhe të ruhen në sistem. Këtu gjeni edheudhëzuesin e ilustruar të përgatitur nga Stranieriinitalia.it. Procedura nuk është e vështirë, por gjithsesi, kush nuk është i zoti me kompjuterin mund të kërkojë ndihmën e shoqatave të kategorisë. “Kemi nisur të mbledhim kërkesat mes anëtarëve tanë prej disa javësh dhe dje i kemi ngarkuar në sistem” konfirmon Romano Magrini, përgjegjës i politikave të punës në Coldiretti.Me gjithë kërkesat e sipërmarrësve të bujqësisë, dekreti i flukseve të reja për këtë vit mbërrin shumë vonë, është herë e parë që pritet muaji maj për t’u hapur dyert punonjësve sezonalë. “Në bujqësi, sezoni që ka më shumë nevojë për krah pune ka nisur me kohë” konfirmon Magrini. Për vonesën e dekretit kanë ndikuar ndoshta zgjedhjet politike të lidhura me situatën e zbarkimeve, por edhe numri i lartë i të papunëve që janë tashmë në Itali. Por që të dyja këto arsye nuk qëndrojnë: refugjatët e sapombërritur në brigjet e Sicilisë nuk mund të punësohen dhe jo të gjithë të papunët mund të konvertohen në punonjës sezonalë, ndërmarrjet e fermat preferojnë personat që e njohin mirë zanantin. Gjithsesi, më mirë vonë se kurrë. Nga 8 maji mund të nisen kërkesat, por nuk është e nevojshme të nxitohet. “Sipas përllogaritjeve tona – pohojnë nga Coldiretti – 13 mijë hyrjet duhet të jenë mëse të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat që do të prezantohen. Nëse do të mbarojnë, shpejt mund të merret një vendim i dytë për shtimin e kuotave”.
    ITALI/ Punonjësit sezonalë. Ja si përgatiten kërkesat për flukset 2015
    -Ja cilat janë udhëzimet dhe veprimet ëë faqen e Minsitrisë së Brendshme të Italisë
    -Janë plot 20 kërkesa dhe veprime në internet që duhet të plotësoni
    Bëhet gjithçka online përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Udhëzuesi i ilustruar, hap pas hapi
    – Nga mëngjesi i të martës, 5 maj, punëdhënësit mund të përpilojnë e të ruajnë kërkesat për të sjellë në Itali e për të punësuar 13 mijë punonjësit sezonalë jokomunitarëtë nevojshëm për bujqësinë dhe turizmin. Për të nisur kërkesat duhet të presin botimin e dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare, që parashikohet të ndodhë ditët e ardhshme. Procedura është e gjitha online, në faqet internet të Ministrisë së Brendshme. Kërkesat përgatiten personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë. Për ata që kanë zgjedhur ta bëjnë vetë, ja udhëzuesi i ilustruar me të gjitha kalimet kryesore të përgatitur nga Stranieriinitalia.it: 1) Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:
    2) Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:
    3) Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin: 
    4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”: 
    5) Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”: 
    6) Kërko “Decreto flussi stagionali 2015” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”: 
    7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin: 
    8) Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes që do të punësojë të huajin…:
    9) Të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor…:
    10) … Dhe të dhënat e punonjësit:
    11) Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali për të paktën dy vjet rresht) ose jo shumëvjetor(të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës:
    12) Përpilo propozimin e kontratës meperiudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:
    13) Shkruaj vendin e punës…
    14) … dhe ku do të strehohet punonjësi, duke shënuar nëse qiraja është në ngarkim të punëdhënësit e nëse do t’i mbahet nga rroga:
    15) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:
    16) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):
    17) Fut numrin e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:
    18) Në ekran do të shfaqet një mesazh konfirmimi:
    19) Në këtë çast kërkesa është ruajtur në sistem, por mund të niset vetëm pas botimit të dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare. Për ta modifikuar (ose për ta nisur kur të jetë e mundur) hyr sërish në sistem (shiko pikën 4) dhe shtyp butonin “Domande”:
    20) Do të shfaqet një listë me kërkesat që ke përgatitur…
    Sigal