Kryeministri serb Vuçiç po viziton sot Preshevën e Bujanovcin

447
Kryeminsitri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Preshevë dhe Bujanovc, ku po takohet me krerët e këtyre dy komunave me shumicë shqiptare, Kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kreun e Bujanovcit, Nagip Arifi.
Sipas gazetës “Express”, menjëherë pas arritjes, Kryeministri Vuçiç u nderua nga kreu i komunës së Preshevës, Mustafa me mirënjohje si kryeministri i parë serb që viziton komunat shqiptare në Serbi. Përgjigja e Vuçiçit ndaj kësaj mirënjohje ka qenë: “Mos më thuaj që jam kryeministri i parë që vizitoj Preshevën”.
Ndërkaq, numër i shtuar i forcave të sigurisë janë vënë re në rrugët e Preshevës. Ndërkaq, pas takimit Vuçiç pritet të vizitojë qendrën e maternitetit në Preshevë, si dhe qendrën për pranimin e emigrantëve, që do të përcillet me vizitën e tij në Bujanovc
Sigal