Kriza, Greqia vazhdon mban mbyllur bankat deri të hënën

    50
    Pas bllokimit të bisedimeve të shpëtimit me kreditorët, qeveria greke vendosi të mbyllë bankat më 28 qershor. BQE-ja vendosi të mos mbështesë bankat greke deri në zgjidhjen e krizës së borxhit. 
    Kryeministri Tsipras ka thënë se do të paraqesë planet për reforma të ‘besueshme’ ditën e enjte. Ndërsa një samit i jashtëzakonshëm, me pjesëmarrjen e 28 vendeve të Bashkimit Europian, do të mblidhet të dielën në një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje me Greqinë, pas muajsh të tëra negociatash që e kanë dërguar vendin në prag të largimit nga Eurozona.
    Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk paralajmëroi se ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e Eurozonës. “E diela është afati i fundit”, tha ai pas bisedimeve emergjente të liderëve të Eurozonës të martën në Bruksel. Ndërkohë “Reuters”, duke cituar zyrtarë europianë, shkruan se disa prej bankave të mëdha greke mund të mbyllen dhe të merren përsipër nga rivalë më të fortë, si pjesë e ristrukturimit të sektorit që do të ndjekë shpëtimin e vendit.
    Një zyrtar europian në kushte anonimati ka thënë se bashkimi i bankave është i nevojshëm, por kjo do të kërkojë një kohë të gjatë. “Ekonomia greke është rrënuar. Kjo do të thotë se bankat kanë nevojë për ristrukturim”, ka thënë zyrtari europian, i cili ka shtuar se një shembull mund të jetë edhe Qipro.