Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Nishanit për Ligjin e Arsimit të Lartë

    358
    Me 7 vota kundër e vetëm 4 pro është rrëzuar dekreti i Presidentit Nishani për kthimin e Ligjit të Arsimit të Lartë në përfundim të diskutimit në Komisionin e Medias, pasi Presidenti e kthehu për rishqyrtim në Kuvend. E pranishme në Komisionin e Medias ka qenë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila ka mbrojtur versionin e miratuar në Parlament. “3.5 milionë dollarë investime nga qeveria për arsimin parauniversitar për infrastrukturë dhe klasat dixhitale. Kurrikulat e ndryshuara një premtim i mbajtur, klasat e para e te 6 me tekste te reja. Kemi garantuar transportin e nxënësve e mësuesve qe banojnë larg shkollave ne distanca mbi 5 km”, ka thënë Nikolla. Komisioni i Medias është përfshirë edhe nga debatet për largimet e padrejta sipas anëtareve të PD nga puna të shumë mësuesve. 
    Sigal