Nën frymën e motos së INTOSAI-t, “Experientia Mutua Omnibus Prodest”, – “Eksperienca e përbashkët u shërben të gjithëve” dje, më datë 27 shtator 2013, u nënshkrua në Shkup Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, z. Bujar Leskaj dhe zj. Tanja Tanevska Audituse e Përgjithshme e Zyrës së Auditimit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Falë kësaj marrëveshjeje palët do të zhvillojnë më shumë bashkëpunimin në nivel rajonal duke nxitur zbatimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik (ISSAI) dhe praktikave më të mira europiane; për të kooperuar dhe kontribuar në përmirësimin profesional dhe teknik nëpërmjet trajnimeve të stafeve përkatës dhe shkëmbimit të informacioneve të rëndësishme në fushat më me risk të auditimit; si dhe në shkëmbim të eksperiencave të vyera me qëllim përmirësimin e metodologjive të auditimit publik.