Kategoria e Parë/ Vllaznia vazhdon dominimin, fitore për pretendentët në grupin B

647
Sigal

Janë luajtur këtë fundjavë 10 takimet e radhës në grupin A dhe B të Kategorisë e Parë të Shqipërisë. Vllaznia vazhdon të ecë me hapa të sigurt drejt Kategorisë Superiore. Në takimin e javës së tetë, shkodranët kanë mundur me rezultatin 3-1 Vorën, duke vulosur pozitat në krye të grupit A. Surpriza e kësaj jave ishte humbja e Dinamos në shtëpi përballë Korabit. Dinamovitët shiheshin si një rival i mundshëm i Vllaznisë, por disfata e kësaj jave i zbret kryeqytetasit në vendin e 4-t. Ndërkohë që fitore të rëndësishme me rezultatin 5-0 ka arritur të marrë Erzeni në shtëpi përballë Shënkollit. Me këtë sukses shijaksit ngjiten në vendin e dytë. Një fitore minimale në shtëpi ndaj Ilirisë, ka arritur të marrë Besëlidhja me rezultatin 1-0, ndërsa takimi tjetër i grupit A, mes Veleçikut dhe Burrelit përfundoi 1-0 për vendasit. Në grupin B, pozitat në krye nuk kanë ndryshuar gjatë kësaj jave, me Besën e Kavajës e cila ka mbajtur vendin e parë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Lushnjes ditën e djeshme. Ka mjaftuar goli i Tedi Carës në minutën e 87, për të ngjitur kavajasit në vendin e parë, e ndjekur nga Bylisi me një pikë më shumë se Bylisi. Lushnja renditet në vendin e 8 me vetëm 8 pikë të grumbulluara. Ballshiotët kanë marrë një fitore të vështirë e të rëndësishme në transfertë 1-2 ndaj Tomorit. Pogradeci i vendit të tretë ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-1 Elbasanin, duke i zhytur edhe më thellë elbasanasit në fund të tabelës. , Sfida mes Egnatias dhe Turbinës është mbyllur me shifrat 2-1 për rrogozhinasit. Në barazim 0-0 është mbyllur takimi mes Orikut dhe Apolonisë.

RENDITJA, KATEGORIA E PARË

Grupi A

Skuadrat          Nd       P

  1. Vllaznia 8 22
  2. Erzeni 8 15
  3. Besëlidhja 8 15
  4. Dinamo 8 14
  5. Korabi 8 11
  6. Iliria 8 9
  7. Veleçiku 8 9
  8. Shënkolli 8 8
  9. Burreli 8 6
  10. Vora 8 2

Grupi B

Skuadrat          Nd       P

  1. Besa 8 17
  2. Bylis 8 16
  3. Pogradeci 8 15
  4. Oriku 8 13
  5. Egnatia 8 13
  6. Apolonia 8 10
  7. Tomori 8 10
  8. Lushnja 8 8
  9. Turbina 8 5
  10. Elbasani 8 1

Java e 8

E shtunë, 3 nëntor

Erzeni-Shënkolli          5-0

Vllaznia-Vora  3-1

Besëlidhja-Iliria           1-0

Dinamo-Korabi           0-2

Oriku-Apolonia           0-0

Tomori-Bylis   1-2

Pogradeci-Elbasani     4-1

Egnatia-Turbina          2-1

Dje, 4 nëntor

Veleçiku-Burreli          1-0

Besa-Lushnja  1-0