Ja dieta ideale 3-ditore me mandarina

    120

    Gazeta Telegraf/ Mandarinat sapo kanë nisur të dalin në treg. Shumë të
    mira në stinën e ftohtë për të marrë sa më shumë vitamina, ato janë perfekte
    edhe për të humbur peshë.

    Sekreti është te kaloritë e ulëta që ka. Mjaft popullore
    mes modeleve dhe fashionisteve, që tregojnë se kjo dietë me mandarina ka efekt
    magjik, vetëm për tre ditë.

    Mandarina ka vitaminën C që nxit
    sistemin imunitar dhe krijon një mburojë të vërtetë në stinën e ftohtë. Përveç
    kësaj, frutat përmbajnë vitamina B, D, K, P, që ndihmojnë zemrën, përmirësojnë
    shikimin, mbrojnë indet e eshtrave.

    Mandarina përmban edhe minerale,
    vajra esenciale, magnez, kalium dhe kalcium që ndihmojnë përmirësimin e
    lëkurës, flokëve dhe thonjtë.

    Ajo gjithashtu ndalon depozitimin
    e yndyrës në organet e brendshme, sidomos në mëlçi.

    Kjo dietë duhet të zgjasë vetëm 3 ditë, por mund t’a
    përsërisni këtë metodë të humbjes së peshës jo më shumë se një herë në tre
    javë.

    Kujdes duhet të bëjnë personat që
    kanë probleme me sistemin gastrointestinal ose vuajnë nga reaksionet alergjike.

    Menyja e përditshme e dietës


    Mëngjesi: 1 gotë qumësht i skremuar dhe 1 mandarinë.

    Para dreke: 1 gotë lëng të freskët të mandarinës.

    Dreka: Supë shtëpie apo supë e lehtë dhe sasinë e mandarinave që ju dëshironi.

    Pasdite: 1 kos.

    Para darke: 50 g djathë dhe 1 mandarinë.

    Darka: 1 filxhan supë perimesh shtëpie dhe mandarina sa të dëshironi.

    Pas darke: 1 lëng frutash.