Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës përfundon në SPAK

498
Sigal

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami ka përfunduar në SPAK. Rami ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme pas një padije të bërë nga banorët e zonës për shkak të prishjes së disa ndërtesave në këtë qytet.

Çështja është regjistruar dje, ndërkohë që është hedhur edhe shorti për përcaktimin e prokurorit.Çështja e Ramit nisi fillimisht në Gjirokastër, por për shkak të cilësive të veçanta si ish-kryebashkiake padia përfundoi në SPAK.