Igli Totozani/ Nuk mund të jetosh kurrë i lumtur, nëse sytë e ty vuajnë nga ato çka shikojnë

    391
    Igli Totozani në 3 vjetët si Avokat i Popullit, me punën dhe përkushtrimin e tij të palodhur dhe këmbëngulës, përballë barrierave të institucioneve shtetërore, që marrin nëpërkëmbë të drejtat e qytetarëve dhe grupeve shoqërore në nevojë, të pambrojtura dhe që janë minositet, i ka dhënë institucionit autoritetin dhe besueshmërinë te njerëzit sikurse janë romët, minoritetet, njerëzit me aftësi të kufizuara, se kanë një mbrojtës të të drejtave të tyre. Në intervistën për gazetën “Telegraf”, Igli Totozani rrëfen të fshehtat e shpirtit të tij, dhe pohon se të jesh Avokat i Popullit, është një peng i vazhdueshëm, por është një mision i mundur, por me sakrifica të mëdha. Igli Totozani, ndërkohë që si Avokat i Popullit, është këmbënguslës dhe i rreptë me burokracinë shtetërore për të mbrojtur të drejtat e nëpërkmëbura të njerëzve të pambrojtur, shndërrohet në tjetër njeri sentimental, i ndjeshëm në shpirt, saqë rrëfen për herë të parë, te “Telegraf”, ato fjalë që nuk ia thotë dot në sy bashkëshortes, e cila ka lënë Atdheun e saj dhe jeton dashurinë e saj me familjen e Iglit, këtu në Shqipërinë tonë të sakrificave dhe mundimeve. 
    -Përse donit të bëheshit Avokat i Popullit?
    – Doja të bëhesha Avokat i Popullit sepse ishte një mundësi më e mirë dhe një një mjet më i fuqishëm për të mbrojtur njerëzit. Shoqëria civile, ku unë bëja pjesë, apo universitetet, natyrisht janë forca të mëdha sociale, të cilat e shtyjnë shoqërinë drejt një progresi, por ende në Shqipëri nuk janë në nivelet që duhet. Të jesh Avokat i Popullit është një mundësi e pamatshme që të njohësh vendin tënd, njerëzit e tu, qytetarët e tu dhe, gjithashtu, një mundësi e madhe për t’i kuptuar dhe ndihmuar ata, me aq sa mundem dhe me aq mjete sa kemi.
    – Çfarë do të thotë për ju të jeni Avokat i Popullit?
    – Të jesh Avokat i Popullit do të thotë që të jesh një njeri që në 24 orë duhet ta vesh veten në lëkurën e tjetrit, në problemet që kanë njerëzit e tjerë. Është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse, pasi ti e kupton problemin e tjetrit, ti duhet ta ndihmosh atë, por jo gjithnjë ke mundësi për ta ndihmuar, sepse jo çdo gjë varet nga ti. Nga ti varet forca argumentuese, ligjore, juridike, logjike që t’i përdor për ta mbrojtur një qytetar, por gjysma tjetër, zgjidhja e problemit vjen nga administrate publike. Prandaj, që të jesh Avokat i Popullit sot, është gjë shumë bukur, por, gjithashtu, është edhe një peng i vazhdueshëm. 
    – Është detyrë si gjithë të tjerat, të qënit Avokat i Popullit?
    – Më shumë se detyrë, është një mision, me sfida të jashtëzakonshme dhe të paimagjinuara më parë edhe nga unë. Sfida kryesore është përballja më mungesën e një kulture demokratike në institucionet dhe shoqërinë shqiptare. Nuk është detyrë për mua, duke u nisur nga ajo çka synon Avokati i Popullit dhe nga vështirësitë që ndesh në jetën Avokati i Popullit, qoftë atë personale, apo profesionale. Një mision i mundur, por me sakrifica të mëdha. 
    – Çfarë ka ndryshuar te ju, në këtë ndërkohë që jeni Avokat i Popullit?
    – Ndryshimet janë të mëdha. Ka ndryshuar shumë ndjeshmëria, si individ, në mënyrën sesi i ndjej problemet e njerëzve, çka jep një mundim jo të vogël për mua. Lodhja është më e madhe, nganjëherë trishtimi është më i thellë. Janë paradoksale, por edhe vullneti, durimi për të vazhduar deri në fund kauza që ndonjëherë duken të pamundura, janë element, që mendoj se i kam patur, por të qënit Avokat i Popullit, që unë jetoj prej 3 vjetësh, m’i ka nxjerrë më shumë në dritë. Është një mundësi e pakrahasueshmë, për të njohur vetveten tënde, difektet, mungesat që ke. Të gjitha këto më ndodhin, sepse unë e ndjej si punë. 
    – Po politikanët kanë ndryshuar sjelljen ndaj jush?
    – Duke mos qënë unë pjesë e sipërfaqësore apo të nëndheshme asnjë grupimi politik, por duke u munduar me sakrifica që të jem person i pavarur nga të gjithë, është si me të gjithë njerëzit e tjerë. Është një nga përkujdesjet e mia më të mëdha që unë dhe institucioni që unë drejtoj, të jetë i panshëm dhe të punojmë në mënyrë koherente ndaj njerëzve.
    – Sa e vështirë është të kryesh misionin e Avokatit të Popullit, kur duhet të ndeshesh me sistemin shtetëror dhe politik, për hir të interesave të shtresave më të pambrojtura?
    – Është shumë e vështirë, sepse duhet që për të njëjtën dnjenjë që ti provon për vuajtjen e tjetrit, ta ndjejë edhe bashkëbiseduesi, institucioni dhe administrate shtetërore. Dhe këtë e vëmë re, sidomos te mungesa e rekomandimeve që ne u bëjmë institucioneve shtetërore që janë shumë të rëndësishme për jetën e qytetarit. 
    – Mendoni se i keni të gjitha kompetencat ligjore, që të kryeni më së miri misionin tuaj si Avokat i Popullit?
    – Avokati i Popullit në Shqipëri është ndërtuar mbi një logjikë perëndimore, por në një vend, ku edhe kultura mbetet me probleme të mëdha nga e kaluara. Në një vend perëndimor, këto kompetenca do të ishin tërësisht të mjaftueshme, sepse edhe kur pushtetarëve nuk u pëlqejnë rekomandimet e Avokatit të Popullit, ato vlerësohen të një rëndësie të veçantë me përparësi zgjidhjeje e zbatimi. Ndaj, mendoj që duhet të kishte më shumë kompetenca për Avokatin e Popullit. Duhet të kishte një gjetje, të një formule që do të bënte të mundur jo detyrueshmërisht pranimin e rekomandimeve tona, por minimumin, kthimin e përgjigjes. 
    – Përse sot në shoqërinë tonë ka më pak ndjenjë humane dhe solidariteti?
    – Mendoj se nuk e kemi patur. Mendoj që në rregjimin e kaluar solidariteti ka qenë i detyrueshëm, i sforcuar, i imponuar, nga politika. Sot jemi të lirë për të qenë solidarë, për të qenë vullnetarë, cilësi që i kanë shoqëritë e zhvilluara e demokratike. Sot ende nuk jemi një shoqëri solidare, vullnetare dhe kjo e bën edhe më të vështirë edhe punën tonë. Ka shkëndija të shoqërisë civile, ose të qytetarisë veçanërisht në ngjarje të caktuara, që kanë ndodhur në këto 2-3 vitet e fundit, por mungon një solidaritet ndaj të varfërve, ndaj njerëzve të munduar, mungon solidariteti ndaj problemeve të mëdha, si papunësia. 
    – Morët pjesë në iftarin që shtroi kryeministri?
    – Jo, nuk isha, nuk kisha ftesë. 
    – Na atë iftar që shtroi kryeministri ishin të gjithë ata që cilësohen klasa e larë shoqërore, por mungonte qoftë edhe një person që është në nevojë, që mund të ketë muaj që nuk ka ngrënë 2 vakte bukë në ditë. A përcjell mesazh solidariteti ky iftar i kryeministrit?
    – Unë nuk bëj pjesë në VIP të shoqërisë. Këto janë zgjidhje, që nuk më takojnë t’i gjykoj unë, si Avokat i Popullit. Secili bën zgjidhjen e tyre. 
    – Përse sot, ne kemi prirjen që të sakrifikojmë më pak nga vetja, për të mirën e përgjithshme?
    – Një pyetje filozofike, që ngërthen brenda shumë moment të rëndësishme të historisë tonë, të një historie shumë të vështirë. Ka krijuar për fat të keq te ne, një qënie shumë të vështirë dhe shumë individual. Sot jemi në një shoqëri, ku individi është gjithçka, gjëja më e rëndësishme, por, edhe kapitalizmi ka një fytyrë humane, solidare ndaj njerëzve. Mendoj se ne jemi produkt i historisë tonë dhe jemi sot ata që jemi me të gjitha problemet, me tabutë, me karakteristikat tona, jemi të tillë, sepse historian a ka përplasur në tallaze të tilla që ka krijuar këtë produkt që jemi ne sot. 
    – Është prirje e keqe, tendenca e sotme e njerëzve të shoqërisë sonë, që pasurimi material është qëllimi më i madh, me çdo kusht, është promotori i secilit?
    – Mendoj që njeriu të përpiqet për të siguruar një mirëqënie material është një gjë legjitime, për veten e tij, për familjen e tij. Pastaj, mendoj që duhet të jetë një lloj sëmundjeje, kur ky qëllim bëhet duke shkelur noramt morale, shoqërore, ligjore. Nuk duhet të jetë një gjë e natyrshme, sepse mendoj, që sado i pasur të jetë njeriu, nuk mund të jetosh kurrë i lumtur, nëse sytë e ty vuajnë nga ato çka shikojnë. Sytë tanë sot nuk mund të shikojnë gjëra të bukura që të jemi edhe ne të lumtur. Flas për njeriun, për vlerat e tij, për mendimet e tij. 
    – Përse përpiqemi pak për t’u pasuruar shpirtërisht?
    – Sepse nuk e njohim ndoshta, sesa vlerë të pakrahasueshme është një njeri i pasur shpirtërisht. Ende nuk e dimë këtë gjë. Dhe çfarë është më e keqja, nuk po e kuptojmë, por duhen shumë kohë. Disa e kanë kuptuar, që pasuria shpirtërore është një pasuri e pamatshme në jetën kolektive, por që ata janë shumë pak, për të ndikuar në një transformim kulturor të shoqërisë dhe nganjëherë, njerëzit me pasuri shpirtërore, janë edhe të thyeshëm, përballë persionit që vjen nga shumica e njerëzve që dominojnë me mënyrën materiale. 
    – Sa ju shqetëson juve mentaliteti dhe praktika në shoqërinë tonë, që e drejta dhe ligji sot anon nga ai që është më i fortë në pushtet dhe me pasuri?
    – Kjo është një bindje që unë e ndesh çdo ditë, edhe te qytetarët që vijnë e ankohen te institucioni ynë. Qytetarët, edhe kur vijnë e ankohen, një pjesë e tyre, me gjysëm zëri e thonë që po vijmë te ju, por e kemi humbur besimin. Kjo është një nga dramat e shoqërisë sonë, sepse në momentin që ne humbim besimin te progresi, te struktura shtetërore, te drejtësia, ndërtimi i të gjithë këtyre institutive, ndërtimi i një jete më të mirë, i një progresi që është natyral në jetën e njeriut, bëhet gjithmonë e më i vështirë. Një njeri që nuk ka besim në aktivitetin që kryen, nuk ka kurrë mundësi që ta kryejë atë si duhet. 
    – Jeni ndodhur ndonjëherë përballë dilemës, që të gjithë janë pro një qëndrimi të caktuar e unë pse të dalë kundër të gjithëve, edhe pse keni bindjen, që ju keni të drejtën?
    – Ka dy moment jeta ime. Një moment jashtë Shqipërisë dhe momentin brenda Shqipërisë. Momenti jashtë Shqipërisë s’më ka ardhur kjo dilemë, sepse thënia e mendimit tënd, në një system që e mirëpret atë, qoftë edhe kritik, bëhet një gjë krejt e natyrshme dhe ti nuk e ngre këtë dilemë. Kur kam ardhur në Shqipëri, kam kaluar në periudhën e vuajtjes së vazhdueshme të përditshme, që ta them, të mos e them mendimin tim, për ta bërë diçka, apo për të mos e bërë, sepse këtu ka një presion të vazhdueshëm që vjen nga të gjitha drejtimet. Është aq e vështirë dhe e pamundur, nganjëherë, saqë në moment qetësie, meditimi, nganjëherë në Shqipëri gjërat të duketn vërtetë të pamundura. Dhe të vjen keq për vendin tënd. Fatmirësisht, puna e përditshme, këto dilemma i bën të pakta,. Nëse do vinte një moment, që edhe mund të ndodhë, ku ta vazhdoj ta lodh veten time, për t’u treguar njerëzve pse duhen mbrojtur të drejtat e njeriut, të një grupi që ata nuk e kuptojnë dot, të një grupi që nuk ka kujdes, mendoj që nuk do të isha më Avokat i Popullit dhe nuk do ta vazhdoja më punën. 
    – Cila është ngjarja, personat, që ju keni mbrojtur, por ju kanë mbetur në kujtesë dhe përse?
    – Ngjarjet që më kanë mbetur në kujtesë janë të shumta e të përditshmë, duke filluar nga njerëzit e varfër, me romët me grupet e ndryshme kolektive. Ngjarja që nuk mund ta harroj është mamaja e një të burgosuri. Kam qenë për vizitë në burgun e Rrogozhinës dhe në bazë të një urdhëri ishin ndaluar lejet shpërblyerse për të burgosurit, sepse kjo leje duhej marrë edhe nga komisariatet e policisë, ku të burgosurit do të shkonin në familjet e tyre. Një nga të burgosurit, që kishte kohë që nuk merrte leje, kishte ndodhur një keqkuptim dhe komisariati i qytetit të tij kush dhënë info burgut që ky njeri rrezikon, nëse i jepet leje. E besova të burgosurin dhe nisëm analizën dhe bëmë një rekomandim për ta rishikuar vendimin e komisariatit të policisë. Kjo gjë ndodhi, drejtoria e burgjeve ia dha lejen, dhe një ditë më bie telefoni dhe një zë më thotë: “Zoti Avokat unë të falenderoj shumë për çfarë ju bëtë, sepse unë e takova djalin tim”. U ndjeva i lumtur, sepse mendova si të ishte nëna ime. Kur falenderohesh nga njerëzit se i ndihmove të fitonin të drejtën, që deri në momentin që na thërrasin, kanë humbur çdo shpresë të të drejtës së tyre, është diçka që kurrë nuk e harron. 
    – Pse jemi e bëhemi racist?
    – Racizmi në vetvete është të gjesh shkakun e mërzitjes tënde, e jetës tënde të vështirë, e dështimit tënd, ta kërkosh te një njeri tjetër që s’ka asnjë lidhje me jetesën dhe mundimin tënd. Kur situata është e vështirë, mendja e njeriut kërkon rrugë për të dalë, rrugë për të dhënë një përgjigje vetes, që nuk je ti fajtori për gjendjen ku ndodhesh. 
    – Cilat gjëra ju dëtyrojnë të dilni nga vetvetja?
    – Në të gjitha ato raste kur njerëzit nuk dëshirojnë të kuptojnë përpjekjet tona, edhe pse e kanë të qartë që ne kemi të drejtën, sepse ndjen te këta njerëz mungesën e një sensi human, njerëzor. 
    – Çfarë vesi urreni më shumë te njeriu?
    – E kam të vështirë të bëj një klasifikim të veseve. Por mendoj se mungesa e sinqeritetit, gënjeshtra, shpifjet, mosmirënjohja, janë veset, që të lëndojnë më shumë. 
    – Cili është motivi që ju udhëheq në punën tuaj si Avokat i Popullit?
    – Thuaju njerëzve të vërtetën., edhe kur nuk ua zgjidh dot problemin. Thuaju njerëzve ato që ti mendon për ata. Kjo është deviza dhe filozofia e jetës dhe e punës time. Kam pranuar të sakrifikoj veten time, për të mbrojtur të vërtetën, por një gjë, është e sigurtë. Që çdo gjë që e kam thënë si Avokat i Popullit, është një gjë që e kam menduar sinqerisht, dhe është përcjellë me korrektesë te qytetarët shqiptare. 
    – Në një shoqëri si e jona, e cila është ende larg standarteve demokratike, a e vështirëson punën e Avokatit të Popullit?
    – Nganjëherë e çon në limitet e të pamundurës. 
    – A ju kanë ofruar pushtetarët ndonjë ofertë për të anashkaluar, apo mos kundërshtuar ju, si Avokat i Popullit?
    – Nuk mund të them që nuk ka presion të dukshme dhe të padukshme në punën tonë. Ofertë, jo, nuk kam patur. 
    – Faleminderit!
    Boks
    Bashkëshortes: Të dua që ti reziston si shqiptare dhe di ta duash si unë vendin tim
    -Çfarë është familja për ju?
    -Familja ime është gjëja më e shtrenjtë për mua. Është porti im dhe direku i anijes. Nuk kam folur shumë për ta dhe ndoshta s’kam ditur t’ua them në sy ndjenjat e mia për ta. Natyra ime kjo dhe ndoshta dhe difekti im. Ndërkohe fati ka qenë me mua. Kam dy prindër për të cilët sot e kësaj dite kudo ku shkoj, në çdo cep të Shqipërisë del gjithmone dikush të më pyes për ta me dashuri dhe respekt. Janë dy intelektualë që me ndershmërinë dhe korrektesën e tyre, me qytetarinë i kanë bërë një vend të nderuar vetes para miqve dhe shoqërisë së tyre. Prindërit e mi janë krenaria ime dhe një arsye më shumë për të përballuar jetën e vështirë që bëj e që i bën të vuaj pa e merituar. Kam një motër që është më e madhe se unë e që jeton larg nesh. Është si nëna ime e dytë e që më mundon shumë mungesa e saj. Por kam dhe tre ëngjëj të vegjël njeri i motrës e dy të mitë. Tashmë prej gati dy vitesh në Kosovë, këta patriotë të vegjel kosovarë janë gëzimi dhe lumturia ime. Por dhe shkaku i trishtimit tim kur gjatë javës dhe janë larg në Prishtinë unë se di se çbëjnë e çfarë ju ndodh. Në fund po lë bashkëshorten time, sepse dua t’i them ca fjalë që ndoshta sia kam thënë asnjëherë. Më ndodh ta shikoj në profil tek sheh televizor të premteve darkave kur vjen nga Prishtina e gjithmonë më vjen t’i bëj një pyetje; A e kishe menduar ndonjëherë kur ishe në Atdheun tënd, me familjen tënde se do vinte një ditë e të jetoje në një vend si ky i yni, me gjithë këto vështirësi dhe vuajtje, të cilat janë shpesh të pamerituara, të paimagjinuara nga ty dhe familja jote. Ajo ka lënë familjen e saj dhe prej tashmë 15 vitesh jeton në trojet tona. E di që se meriton, dhe më shumë se nga ty, më vjen turp nga familja jote. Megjithatë, më vjen mirë që ti reziston si shqiptare dhe di ta duash si unë vendin tim, sepse e ke njohur thellë atë aty ku ka mirësinë e bukurinë e tij, që si gjën gjëkundi. Ndaj je krenaria ime dhe forca ime. Faleminderit Juve dhe “Telegraf” për këtë mundësi që më dhatë.
    Sigal