Tiranë, UKT:Kufizime të furnizimit me ujë, shkak defekti në stacione

610
TIRANË – Disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të furnizimit më ujë të pijshëm, deri në rregullimin e plotë të një defekti në stacionin e pompimit në Bërxullë si dhe 3 stacione të tjera më të vogla.
UKT njofton qytetarët se për shkak të një defekti elektrik që është duke u riparuar nga OSHE, kanë dalë jashtë pune stacionet e pompimit në Bërxullë si dhe 3 stacione të tjera më të vogla.
Për pasojë UKT njofton se do të ketë një kufizim te furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës që janë: Zona e Kombinatit, lagja Sharrë, Unaza e Re, Yzberisht dhe Fushë Mezez.
Situata pritet të normalizohet pas riparimit te defektit nga OSHE.
Njoftimi i plotë i UKT
UKT njofton qytetaret se per shkak te nje defekti elektrik qe eshte duke u riparuar nga OSHE, kane dale jashte pune stacionet e pompimit Berxulle si dhe 3 stacione tjera me te vogla. Per pasoj do te kete nje kufizim te furnizimit me uje ne disa zona te Tiranes qe jane: zona e Kombinatit, lagja Sharre, Unaza e Re, Yzberisht dhe fushe Mezez. Situata do te normalizohet pas riparimit te defektit nga OSHE. Duke ju falenderuar per mirekuptimin
Sigal