Hoffman: Ndërtoni sistemin e duhur të trajnimit profesional

    377
    Në Shqipëri është e rëndësishme të tërhiqen më shumë investime të huaja dhe të sigurohen të kenë kushte të mira pune
    Suksesi i ekonomive të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës ka të bëjë me fuqinë punëtore të trajnuar, i cili ngrihet mbi bazën e një sistemi të suksesshëm të trajnimit profesional.
    Dhe për këtë “nuk duhet të rishpiket modeli që ka vite të tëra që ekziston” nënvizoi ambasadori gjerman Hoffman duke renditur 4 pikat kryesore të cilat duhen zbatuar nëse duam të kemi një sistem të suksesshëm të trajnimit profesional:
    -Duhet të ketë një drejtim të mirëinformuar nga qeveria
    -Koordinim të vazhdueshëm mes qeverisë dhe donatorëve
    -Bashkëpunim të vazhueshëm dhe të qëndrushmë me sektorin privat
    -Dhe mbi të gjitha vazhdimësi
    “Nëse plotësohen të gjitha këto kërkesa do ndërtohet një sistem efektiv profesional në Shqipëri” nënvizoi ambasadori i një shteti të sukseshëm siç është Gjermania.
    Deklarata e ambasadorit gjerman u bë në konferencën “Profesionet e kërkuara”
    Sigal