“Gardhi në kufi”, një grup aktivistësh protestojnë në Slloveninë Lindore

448
Një grup prej rreth 60 njerëzve u mblodhën sot në Slloveninë lindore për të protestuar për shkak të vendosjes së gardhit me tela në kufi me Kroacinë.
Grupi i demonstruesve, të cilët e kanë quajtur veten “Wireless iniciativa”, është grumbulluar në të dy anët e kufirit në afërsi të lumit Sutla dhe ka kritikuar vendimin e qeverisë sllovene për të ngritur gardhin me qëllim të kontrollit të fluksit të refugjatëve.
Aktivistët kanë thënë se politikanët nuk i kanë konsultuar qytetarët lidhur me gardhin dhe se i kanë injoruar problemet që po u krijohen banorëve lokalë.
Protesta të ngjashme fundjavën e kaluar u organizuan edhe në rajonet Istra dhe Bela Krajina.
Sigal