FOTO/ Rrëzimi i avionit me 71 të vdekur, ja rastësia që shpëtoi çiftin rus

427
Një çift i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit me avion që i mori jetën 71 personave në Rusi. Çifti ka ndryshuar biletën në momentin e fundit sepse makina që kishin planifikuar të blinin nuk ishte gati.
35-vjeçari Maxim Kolomeytsev dhe e dashura e tij 25-vjeçare Nazezha do të hipnin në avion në mënyrë që të festonin ditëlindjen me familjen.
Por biznesmeni me fat gjithashtu planifikoi t’i bënte vetes dhuratë një makinë të re por kompania e kishte telefonuar duke i thënë se automjeti nuk ishte akoma gati, shkruan Neë York Post.
” E shtyva udhëtimin për një javë, kur mësova se makina nuk ishte gati”-tha ai.
“Ndryshimi i biletave na kushtoi 170 dollarë, por jemi gjallë dhe kjo ka më shumë rëndësi”-u shpreh 35 vjeçari.
Aeroplani me pasagjerë që i përkiste linjës ajore Saratov Airlines u rrëzua përafërsisht 5 minuta pasi u nis për në Orsk nga aeroporti i Domodedovos në Moskë.
Sigal