Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për mësuesit, bujqit, arkeologët, policinë dhe emigrantët

    315
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Procedurat e përfitimit financiar për invalidët për konsumin e energjisë elektrike dhe të telefonisë fikse, cilët grupe e marrin dhe sa është shuma e kompensimit

     Pyetje

     Jam i datëlindjes 05.09.1948, shkuan mësuesi P. Vata. Kam punuar dhe vazhdoj të punoj mësues për rreth 45 vjet. Pyes, kur më takon të dal në pension të plotë dhe a më paguhem me pension shtesë periudhat që kam punuar i siguruar mbi 35 vjet në vendin tonë.

     Përgjigje

     Mbështetur në legjislacionin e sigurimeve shoqërore juve ju ka lindur e drejta për pension në moshën 64 vjeç e 6 muaj, duke filluar nga data 5 mars e këtij viti. Sipas nenit 33 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore nr. 7703 dt. 11.05.1993, “Personat që punojnë mbi moshën e pensionit dhe mbi 35 vjet punë të siguruara marrin 0.34% shtesë pensioni për çdo muaj, baras me 1 % çdo tre mujor ose 4  % kur punon 1 vit mbi moshe dhe mbi 35 vjet punë. Ndërsa kur punon vetëm mbi 35 vjet punë dhe jo mbi moshë nuk merr pension shtesë.

     Pyetje

     Zonja Fiqirete Shullani nga Durrësi, shkruan: jam e datëlindjes 20.08.1954 dhe nga viti 1968 deri në vitin 1976, kam punuar në ish-kooperativën bujqësore, ndërsa nga 23.09.1977 deri më 1.08.1993 kam punuar në kantierin detar Durrës dhe në fund jam paguar me 1 vit asistencë. Pyes, cilat janë kushtet për të përfituar pension?

     Përgjigje

     Në pension dilni 60 vjeçe më 20.08.2014. Për pension të plotë duhen 35 vjet punë të siguruara në Shqipëri, në ish-kooperative bujqësore, sektor shtetëror, privat etj. Vit pune për pension quhet, nga dita që ju keni plotësuar moshën 16 vjeçe. Periudha që keni punuar në kooperativë bujqësore në vitet 1968, 1969 deri më 20.08.1970 që keni plotësuar moshën 16 vjeçe nuk ju quhen punë për pension sepse keni punuar nën moshën e punës (16 vjeçe).

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf