Fadil Kepi: Përfitimi pensionit për invalidët, veteranët, të vetëpunësuarit dhe mësuesit

    335
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: A duhet të komisionohen çdo vit në KMCAP personat që marrin pension invaliditeti?

     Pensioni familjar për të vetëpunësuarit

    Mbështetur në nenet 40 e 41 të ligjit të sigurimeve shoqërore, pension familjar kur ndërron jetë bashkëshorti përfiton bashkëshortja në masën 50% të pensionit që i takonte ose merrte ai, nëse gruaja është pa punë e pa vetëpunësuar ose e paaftë për punë e vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësive për Punë. Meqenëse ju keni marrë tokë, sipas ligjit quheni e vetëpunësuar, prandaj nuk ju takon pension familjar. Në moshën 60 vjeçe ju do të përfitoni pensionin tuaj ose gjysmën e pensionit të bashkëshortit, cila shumë të dalë më e lartë. Dy vajzave tuaja i takon secilës 25% të pensionit të babait të tyre deri në moshën 25 vjeç

    Pensioni i invaliditetit

    Nëse në moshën 60 vjeçe do të jeni duke u paguar me pension invaliditeti, sipas nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore keni të drejtë të zgjidhni pensionin e plotë të pleqërisë ose të invaliditetit cila shumë të dalë më e lartë, duke vazhduar të përfitoni njëkohësisht edhe shtesat mbi pension në bashki. Pensioni bashkë me shtesat pavarësisht nga shuma nuk tatohen. Mbas daljes në pension invaliditeti apo pleqërie, përfitoni edhe 426 barna mjekësore të rimbursueshme dhe shërbimin mjekësor falas tek mjeku i familjes, ambulancat e specialiteteve dhe spitalet shtetërore dhe nuk dilni më në komisionin mjekësor të caktimit të aftësive për punë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf