Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për minatorët, invalidët, emigrantët dhe bujqit

    437
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore z. Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Trajtimi i punëtorëve të nëntokës nga sigurimet shoqërore

    Pensioni për minatorët

    Mbështetur në ligjin 10165, dt.15.10.2009, punonjësit e nëntokës, të cilët kanë punuar gjithsej 30 vjet të siguruar në vendin tonë, përfshirë periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, lejet e zakonshme dhe ditët me raporte mjekësore dhe nga këto 15 vjet nëntokë, përfitojnë pension të plotë në moshën 60 vjeç. Në qoftë se nuk i plotëson këto tre kushte i takon pagesë papunësie (asistencë) sipas neneve 53, 54 të ligjit të Sigurimeve Shoqërore për 12 muaj. Mbas mbarimit të pagesës së papunësisë nëse nuk punësohet, ka të drejtë të kërkojë ndihmë ekonomike në Bashki.

    Pension pleqërie apo invaliditeti?

    Mbështetur në nenin 62 të ligjit të mësipërm, ju keni të drejtë të zgjidhni një pension: të vazhdoni të merrni pensionin si invalide, ose pensionin e pleqërisë cila shumë të dalë më e lartë. Cilindo pension të merrni shtesën në minibashki do të vazhdoni ta përfitoni. Gjithashtu, nëse në moshën 60 vjeçe do të jeni invalide e grupit të parë do të përfitoni nga ligji nr.8098, datë 28.3.1996,”Për statusin e të verbrit” të cilët kanë nevojë për kujdestare, mbështetur  në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.404, datë 20.6.2012, merrni kompensim në organet e qeverisjes vendore për faturën e konsumit të energjisë elektrike 2.000 lekë në muaj 1.000 lekë në muaj kompensim për telefonin fiks.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf