Fadil Kepi/ Pensioni për nëpunësit civil, oficerët, emigrantët dhe minatorët

    395
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Procedurat ligjore që duhet të ndiqni për rillogaritjen e pensionit

    Pensioni për emigrantët

    Legjislacioni shqiptar i sigurimeve shoqërore i merr në mbrojtje emigrantët kudo që jetojnë e punojnë në shtete të tjera. Pavarësisht nga gjinia, mbështetur në nenin 3 të ligjit të sigurimeve shoqërore, për periudhën që janë jashtë vendit dhe kanë nënshtetësi shqiptare ose dynënshtetësi nga mosha 18 vjeç, kanë të drejtë të bëjnë sigurime vullnetare duke paguar aktualisht 4.110 lekë në muaj, baras me 49.320 lekë në vit. Sipas legjislacionit në fuqi, kur kontributet paguhen paradhënie për vitin që vjen, për shembull këtë vit për vitin 2015 dhe vitin e ardhshëm për vitin 2016 e kështu me radhë, shumës vjetore i bëhen ulje 6%, kur paguhen kontributet për 6 muaj, ulja bëhet 3% dhe për 3 muaj 1,5%.

    Punonjësit e nnëtokës

    Aktualisht punonjësit e nëntokës sipas ligjit nr.10165, datë 15.10.2009, botuar në Fletoren Zyrtare 150, përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë njëkohësisht 3 kushte, të cilat janë: mosha 60 vjeç, të kenë 30 vjet punë të siguruara gjithsej dhe nga këto 15 vjet nën tokë. Meqenëse ju nuk i plotësoni këto kushte do të përfitoni pension të plotë në moshën 65 vjeç kur ju bëhen 35 vjet punë të siguruara gjithsej. Mbas daljes në pension, keni të drejtë të vazhdoni punën në biznesin tuaj sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.551, datë 8.11.1993, të merrni njëkohësisht pensionin, shtesat që bëhen dhe të ardhurat nga puna juaj në biznes, por, jeni i detyruar të vazhdoni të paguani detyrimet financiare dhe kontributet e sigurimeve shoqërore njëlloj sikur nuk keni dalë në pension.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf