Fadil Kepi: Legjislacioni i raporteve mjekësore dhe përfitimi i pensionit për fermerët dhe inxhinierët e naftës

    390
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, sqaron për lexuesit e gazetës dhe ndjekësit e emisionit “Koha për tu zgjuar” në News 24: kriteret e përfitimit të kompensimit financiar për faturat e energjisë elektrike dhe telefonisë fikse për invalidët

    Pyetje

     Në emisionin e djeshëm “Koha për tu zgjuar” në televizionin News 24, që drejtohet nga moderatori Bashkim Hoxha, disa invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë nga Korça, Tirana etj., u interesuan të dinë për përmbajtën e Vendimit të Qeverisë në të cilin përcaktohen kriteret e përfitimit të kompensimit financiar për faturat e energjisë elektrike dhe telefonisë fikse e nga cila datë hyn në fuqi vendimi përkatës.

     Përgjigje

     Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.404, datë 20.6.2012, botuar në fletoren zyrtare nr. 82, datë 17.07.2012, faqe 3738- 3740, përfitojnë:

    1-Personat që kanë statusin sipas ligjit nr. 8626,datë 22.6.000, “Për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë” dhe kanë nevojë për kujdestarë, dy mijë lekë në muaj kompensim për faturën e konsumit të energjisë elektrike.

    Pyetje

     Disa punonjëse nga qendra të ndryshme pune janë të interesuar të dinë për legjislacionin e pagesave të raporteve mjekësore, për paaftësi të përkohshme në punë, deri sa ditë paguhen, me cilat fonde, deri në ç’moshë dhe a quhen vjetërsi pune për pension?

     Përgjigje

     Baza ligjore e pagesës së raporteve mjekësore për sëmundje të përgjithshme, profesionale dhe aksidenteve në punë janë Ligji i Sigurimeve Shoqërore, Kodi i Punës dhe rregullorja e miratuar nga ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.