Eriola Nurka (Isaraj)/ Nëse për dashurinë time

    446
    Sigal

    Nëse për dashurinë time kam kënduar

    Është era që më dëgjon.

    Trupit më mbështillet e më rrëqeth,

    Pastaj më kap duart e me mua vallëzon.

    Nëse për dashurinë time kam shkruar

    Me guaska ëndrrash diku në një breg,

    Veç deti lexon ditarin e shpirtit

    Veç ai me valët zemrën time prek.

    Nëse për dashurinë time kam folur,

    Ia kam thënë pulëbardhës në fluturim.

    Dhe një manushaqeje që ëmbël puthej

    Nga pikat e vesës së ditës në zgjim.

    Nëse për dashurinë time kam jetuar

    Në sytë e tu rob e kapur,

    Në puthjen tënde mbetur peng

    Burgosur në krahët e tua i dashur.

    Nëse për dashurinë time kam vuajtur

    Kur mes turmës humbte hija jote,

    Më duhej imazhin tënd të kërkoja

    Në rrugët pa fund të kësaj bote.

    Nëse për dashurinë time kam shpresuar

    Dhe hënës i jam lutur në lot,

    Është se me mungesën tënde

    Ende s’jam mësuar dot……

    2

    Flet  Loti!

    Erdhi tek unë jo pak e tronditur

    E dinte se merresha me fidanët,

    Nën qerpikë loti i shumëpritur

    Më nguti t’i ndizja shandanët.

    Për të hedhur një skicë a një varg

    Shandanët i ndeza vërtet…

    Rremi i vështrimit për larg

    Shtegtonte në tagrin e vet.

    Flet Loti. Lashë pezull më duket

    Pa thënë. Kur më kërkoi Bedria…

    Vdekjen, nepsi ta hip më lutet

    Në Toptanin  e halleve të mia.

    Vdekja e Qershisë e nxiti

    Lotin të zbriste përtokë,

    Në rrokopujë e dilemave të mia

    Shqetësimi matej me okë .

    Flet Loti. Përtypa pa shije

    Për Atkinën që mbeti pa shalë,

    Sall për një fidan qershie

    Me Matra Hulin ndërrova fjalë.

    E lamë për sezonin e vjeshtës

    Vdekjen e qershisë ta vëmë në gjumë,

    Tek ngjitej në tehun e heshtës

    Loti llamburiste aq shumë…