Emrat e 93 ushtarakëve që përfitojnë pension

    416
    Sigal

    ISSH PUBLIKON LISTËN EMËRORE TË PËRFITUESVE TË PENSIONEVE DHE LLOJIN E PENSIONIT QË DO TË MERRET

    Instituti i i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën më të fundit emërore të ushtarakëve, që i është lidhur pensioni. Përfituesit e kësaj jave janë 93 ish-ushtarakë, të cilët vijnë nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe më specifikisht nga Elbasani, Tirana, Saranda, Berati, Lezha, Fieri, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Dibra dhe Korça. Lloji i përfitimit që do të merret varion nga suplement pleqërie në pension të parakohshëm. Pensioni i secilit ushtarak do të mund të tërhiqet në zyrat përkatëse të secilit qytet. Synimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore është që ta bëjë sa më të lehtë menaxhimin e kontributeve tuaja, duke bërë të mundur që përfitimi juaj të jetë në kohë dhe i merituar.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf