Dokumenti i Brukselit që përgënjeshtron Ministrin Beqja

    342
    Ekspertë të BE, në një raport prej 47 faqesh, të titulluar “Analiza Shëndetësore dhe Ekonomike për vlerësimin e Partneriteti Publik-Privat në shërbimin shëndetësor në Europë”, të mbajtur në seancë plenare më 27 shkurt 2014, pasi vlerësojnë disa përparësi që ka PPP, vënë në dukje edhe problemet që krijon ky sektor. Në rast të një dështimi nga privati, thonë ekspertët, përgjegjësinë e rikuperimit e ka sërish administrata publike. Sipas tyre në jetën reale do të ishte e vështirë për të mbyllur një spital publik që është menaxhuar privatisht, po kështu edhe për dështimin e disa operacioneve që lidhen me një shërbim spitalor. Kur ofruesi privat dështon, administrata merr përgjegjësinë e menaxhimit (pra mbulon rrezikun). PPP është burim financiar për të përshpejtuar investimet, por me kosto më të lartë për taksapaguesit. 
    Argumentet rreth kostos dhe efektivitetit, thonë ekspertët, duhet të vlerësohet në afat më të gjatë. Në projektin e reformave të qeverisë nuk është përcaktuar qartë koncepti i zbutjes së rreziqeve fiskale. Kjo do të thotë se nuk ka një kontroll më të mirë të nivelit të shpenzimeve publike. Nga ana tjetër një hua publike e kërkuar prej administratës shtetërore është më e lirë se ajo e sektorit privat. Në projektin e qeverisë barra financiare e shpenzimeve kapitale në kujdesin shëndetësor është e ekzagjeruar. 
    Për shembull detyrimet e pensioneve janë shpesh një problem shumë më i madh. Shumë projekte të investimeve kapitale të kujdesit shëndetësor janë dëmtuar nga vendimmarrjet e dobët e projekteve. Ekspertët vërejnë se shpenzimet operative të çdo spital të ri janë duke kontribuar në vështirësi financiare. Edhe kalimi i menaxhimit të disa operacioneve spitalore, nga publiku në privat, janë të shpejta në kohë dhe jo të mbështetura në shembuj të besueshëm.
    Një projekt i kujdesit shëndetësor duhet të kontrollohet për nga fuqia dhe rëndësia, arsyet ekonomike, mjedisore dhe sociale. Zhvillimi i PPP duhet të përfshijnë negocimin të plotë të të gjithë aktorëve, por sidomos duke marrë në konsideratë klinicistët, stafi mjekësor dhe tërë infrastrukturën e shërbimit shëndetësor
    Edhe në rastet kur mund të jepen me koncesion disa shërbime, ekspertët thonë se janë të domosdoshme dhënia e informacioneve shpjeguese për kontratat koncensionare, marrëveshjet anësore dhe ndryshimet e mëvonshme, vendimet e qeverisë dhe arbitrazhi, progresi i rregullt i raportimit dhe monitorimit të dhënësit publik dhe koncesionarit. Kjo duhet të jetë e detyrueshme dhe jo kur palët fshihen prapa parimeve të konfidencialitetit komercial ose politik “apo natyrës jo tregtare të disa prej operatorët privatë të cilat përjashtohen nga publikimi i pasqyrave financiare”.
    Anëtarët e panelit të ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm
    Prof. Pedro Barros
    Prof. Bengt Jönsson, kryetar
    Dr. Fernando Lamata
    Prof. Lasse Lehtonen, raportues
    Prof. Martin McKee
    Prof. Walter Ricciardi
    Prof. Christine Huttin
    Dr. Gabriela Scintee
    Dr. Matthias Wismar
    Sigal