Dalja e Britanisë nga BE, Berisha: Një ditë e trishtë për të gjithë

459
Ish-kryeministri Sali Berisha e quan një ditë të trishtë daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Në një postim në FB, Berisha vlerëson Britaninë e Madhe si promotor të lirisë së tregut në Europë. Berisha shkruan se BE humbi një prej vendeve më kryesore, ndërsa për kryeministrin Cmeron Berisha shkruan: “Ra ne kete beteje duke luftuar si luan por dhe duke deshmuar veten si kryeminisri me demokrat i planetit dhe vendin e tij te madh si vendin me te lire te kesaj toke”
Reagimi i Berishës
Per UK, promotor kryesor i lires se tregut ne Europe dhe ne bote, rolin e ardhshem e te gjithanshem te saj ne kontinentin tone dhe dhe kontinente te tjera.

– Per BE qe deri dje besohej si projekt i parikthyeshem dhe tani humbi njerin prej vendeve me kryesore te tij, humbi Britanine e Madhe dhe se bashku me te anetarin e keshillit te sigurimit me te drejte veto ne OKB, njerin nga dy fuqite e tij berthamore, vendin qe prodhon 1/6 e GDP se BE

– Per te gjithe te tjeret qe konsiderojne integrimin ne BE si te ardhmen me te mire te vendit te tyre

– Per David Cameron, anglezin e madh qe ra ne kete beteje duke luftuar si luan por dhe duke deshmuar veten si kryeminisri me demokrat i planetit dhe vendin e tij te madh si vendin me te lire te kesaj toke!
Sigal