Bedri Alimehmeti/ Poezi

    403
    Sigal


    “Bari” i puthjes së parë

    Dhe zura vend në tavolinë,
    Atje në qoshe, paksa e futur.
    Ku si flutura kujtimet erdhën,
    Aty ku hera parë jemi puthur.

    Eh, ëmbëlsinë e asaj puthje!
    Më kot dua ta sjell në mënd.
    Ditë, javë e vite ikën tutje,
    Askush se zuri vendin tënd.

    Ndaj qaj me shpirt të coptuar.
    Mbi tavolinë lotët bien pik-pik.
    Shok më bëhet lypësi në trotuar.
    “Ç’ke?-thotë-Robo mos u mërzit”.

    As vetë se di, vesht nuk e mora.
    Eh! Lotët më mbetën të pa tharë
    Cigarja më kishte rënë nga dora
    At’ditë në “Barin” e puthjes së parë.


    “JUNA-BAR”

    Sa kohë kemi shpirt pa u parë?
    Ku e kam dritën e syve të tua?
    Vërtet tashmë ne jemi të ndarë.
    Por, kjo s’do të thotë se s’të dua.

    Nuk isha unë ai që thashë; ik!
    Ti, qe ajo, që befas u largove.
    Vërtet se pate menduar atë ditë,
    Që keqas në zemër më helmove.

    Eh. Kjo botë kështu qenka stisur!
    Në dimër vapë, e në gusht acar.
    Ndaj nga mëngjesi në të ngrysur.
    Unë rri e të pres në “Juna-Bar”.