Alma PULA/ Ja pse duhen testuar mjekët shqiptarë

    704
    Sigal

    Përgjigje mikes time të mirë Shadie Barjami, (MD në USA)

    *lektore ne Fakultetin e Infermierisë në Tiranë

    Një mjeke shqiptare,  Shadie Barjami, që ka punuar kirurge në Tiranë,  por që  tani jeton në SHBA  dhe që studion për master në mjekësi, duke iu referuar debatit për  testimin, I dërgon këtë mesazh lektores së Fakultetit të Infermierisë, Alma Pula, duke I thënë, se pse duhet të reagojnë keq, kur u kërkohet nga ministria e Mjekësisë të testohen të gjithë, pasi kjo praktikë e testimit ndiqet kudo në SHBA. Ja mesazhi I kirurges shqiptare, Shadie Barjami: “Alma, si është e vërteta e këtij testimi, se siç e di dhe vetë ti , këtej bëhen testime në mënyrë të vazhdueshme në pothuaj çdo fushë të shërbimit shëndetesor. Pse kaq frike të jesh më i ditur e ta bësh punën më mirë?”. Përgjigja e lektores të fakultetit të Infermierisë në Tiranë, Alma Pula është si më poshtë. “Më pyetët e shqetësuar, ҫfarë po ndodh me provimin. Të them të drejtën as unë nuk po e kuptoj. Di që Ministria e Shëndetësisë në vazhdim të reformës shëndetsore do të ndërrmarrë një test ku do të vlerësohen të gjithë punonjësit e shëndetsisë mbi cilësinë e kujdesit që u japin qytetarëve tanë. Lajmi ka ndezuar reagime të shumta dhe ndonjëherë shumë të ashpra. Që duhet të vlerësohet niveli i shërbimit të dhënë nga të gjithë profesionistët e shëndetit, më duket plotësisht e arsyeshme për vetë faktin që ka shumë kohë që shëndetësia po përgojoset vazhdimisht duke i hedhur baltë pa fund shërbimit dhe kujdesit mjeksor dhe infermieror. Unë pjesërisht kam qënë pjesë e këtyre diskutimeve, me qëllimin e pastër që problemet e kujdesit shëndetsor të identifikohen, pranohen dhe korrigjohen. Nëse do të të përgjigjesha si profesioniste do të të thoja që infemieret dalin nga një edukim Universitar dhe pjesa më e madhe e tyre kanë nivel masteri. Kjo më jep argumentin që të mbroj tezën “kujdesi infermieror në Shqipëri është cilësor”. Në të njëjtën kohë ka reagime sidomos nga lobi mjeksor që niveli profesional i infermierëve sidomos, i atyre të 10 vjetëshit të fundit lë shumë për të dëshiruar. Në një emision televiziv, një mjeke e nderuar me indinjim tha që infermieret e reja të cilat, ajo i kishte punësuar nuk dinin të masnin as presionin e gjakut. Sa e vërtetë është kjo? Duke iu referuar pra zhvillimeve të infermierisë në vitet e fundit, qoftë si edukim ose si organizim professional  mendoj që kjo nuk ka bazë llogjike dhe ligjore për t’u pranuar. Një mënyrë e mirë për të hedhur poshtë ose për të zyrtarizuar dhe për të mbyllur njëherë e mirë të gjitha abuzimet që bëhen me cilësinë e kudesit shëndetsor do të ishte provimi. Nga ana tjetër mjekët po ashtu janë indinjuar pa masë duke e konsideruar provimin, si cënim të integritët dhe reputacionit të tyre. Ata aktualisht duket se e kanë zyrtarizuar qëndrimin e tyre kundër dhe kjo më shqetëson mua pesonalisht, jashtëzakonisht? Nëse, me të vërtetë, kanë nga 24 vjet që punojnë në ambiente ku kërkohen aftësi të larta profesionale, atëherë pse i frikëson kaq shumë testi? Nëse ‘moralisht’ ndjehen të fyer, të paktën profesionalisht nuk duhet. Si qytetare e thjeshtë, kam të drejtë legjitime, të di se cili është niveli i kujdesit shëndetsor që do të sigurohet për mua dhe familjarët e mi në rast nevoje. Dhe këtë siguri e kërkoj nga shteti. Kam të afërm dhe miq, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë, që kanë eksperienca me diagnostikime të gabuara. Sa prej tyre janë të vërteta? A mund të përgjithësohen të gjithë mjekët si të tillë? Në mënyrë absolute jo. Mjekë të përkushtuar dhe të përgatitur profesionalisht ka sa të duash në ambientet tona. Atëherë kush e cënon këtë imazh tradicional të mjeksisë sonë? Si ti gjej unë, si qytetare e thjeshtë, këta mjekë që kur të kem nevojë të mos drejtohem tek të paaftët? Pse qytetarët sa herë që sëmuren i kthejnë sytë jashtë Shqipërisë (ata që kanë sapo pak mundësi)? Si mund tu kthejmë besimin, që edhe këtu ata mund të marrin shërbim mjeksor po aq cilësor? Testime të tilla janë kryer edhe më parë (psh. në sistemin parësor), dhe nuk ka pasur reagime të tilla. Një nga të drejtat humane thotë “ njerëzit duhet të kenë të drejtë të ankohen, pa pasur frikë se do të kenë pasoja”? Më në fund e kuptuam që duhet ta ushtrojmë. Këto do të ishin shqetësime legjitime që duhet të konsideroheshin nga Ministria e Shëndetësisë. Mos harrojmë së dhënësit e kujsesit shëndetsor janë ҫdo ditë dhe praktikojnë infermieri, mjekësi, fizioterapi etj dhe me hapat vigane që po ecën sot mjeksësia dhe teknologjia testimi duhet të jëtë pjesë rutinë në ambientet tona shëndetsore.Ashtu si edhe ju thoni, këto vlerësime janë pjesë e zakonshme e praktikës profesionale për profesionistët e shëndetit në vendet e zhvilluara. Nga eksperienca  mund të them se asnjëherë nuk shkaktonin indinjim por përkundrazi ishin pjesë e punës dhe detyrimit që të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin kujdes cilësor dhe bashkëkohor.  Ato shiheshin si një mundësi e mirë për të plotësuar njohuritë, me të rejat aktuale dhe teknologjitë bashkëkohore. Nga drejtuesit nxirreshin statistika dhe ngriheshin strategji për të trainuar dhe plotësuar në kohë nevojat e stafit.  Nuk po të bezdis me shumë fjalë, se ju si mjeke e dipllomuar në Shqipëri dhe Amerikë e kuptoni shumë mirë sa e rëndësishme është siguria qytetare dhe cilësia e kujdesit. Me dëshirën e madhe që herën tjetër përgjigja të jetë më e pranueshme.