46 grafikat e Avni Delvinës të ekspozuara bashkë te Muzeu Kombëtar

833
Sigal

Artisti Avni Delvina ka hapur sot ekspozitën e tij “The Donald”, në Muzeun Historik Kombëtar.

Grafikat e Delvinës kanë ndikuar kryesisht në rrjetet sociale, krijime mbi personazhet reale e ngjarjet politike e historike.

Me një kënd kritik, Delvina arriti të mbërthente vëmendjen e ndjekësve por njëkohësisht edhe të medieve. Grafikat u përdorën gjerësisht edhe nga to.

Por tani, puna e artistit mund të vëzhgohet e gjitha, në muret e një ekspozite, ku kushdo mund të bisedojë edhe me vetë Delvinën.

Ekspozita që do të qëndrojë e hapur deri më 23 shkurt është kuruar nga Adrian Devolli dhe Niko Dhales.

Shfaqja e grafikave do të mundësohet për vizitorët në oraret 9.00-13:00 dhe  17:00-19:00.

Gjatë hapjes së ekspozitës “The Donald”

Punim i Delvinës

Punim i Delvinës

Punim i Delvinës në ekspozitë