Shpresa Drasati: Femra ripërtërin jetën ato ajnë heroina

1721
Jeta e saj është mbushur me aktivitete. Gjithmonë kërkon të reja në artin që përfaqëson. Për një publik që, se njeh Shpresa Drasati është regjisorja dhe producentja e shumë spektakleve të bukurisë në Shqipëri, një ndër femrat më të bukura për t`u marrë shembull në stil dhe veshje. Princeshë modeste e botës së televizionit, pasarelave dhe modës rrëfen ekskluzivisht mbi eksperiencat në eventet e saj, ëndrrat, sfidat dhe ambiciet të cilat e çuan në rrugën drejt suksesit. Me origjinë shkodrane dhe i përket shenjës së virgjëreshës.
Sigal

-Na përmend disa evente mode që, mbajnë autorësinë tuaj …

Janë të shumte saqë edhe nuk i mbaj mend , por do te veçoj këtu: “Miss Shkodra”, “Shkodra Next Top Model”, “Miss Plazhi”, “Miss Vogëlushi”, etj.

– Lidhjet me fotografinë?

Të pazgjidhme. Më pëlqen të fotografohem çdo çast. 

-Ku dhe kur e ke bërë set-in më të fundit fotografik?

Vetëm para një jave enkas për këtë intervistë. Ishte në fakt një ndër set-et më të bukura që kam realizuar ku, falënderoj fotografin Olti Ferhati. Rezultati final ishte gjithashtu i bukur.

-Deri ku ka shkuar zhveshja tuaj përpara aparatit? Ke ndonjë foto nudo? Nëse jo, ke në plan të bësh ndonjë të tillë?

Jo, nuk kam realizuar foto nudo dhe as që e kam në plan të bëj një set të tillë. Parapëlqej fotot ku jam e veshur. Për mendimin tim, sensualiteti i një femre nuk mbulohet nga veshja, përkundrazi…

– E ke arritur suksesin që ke dëshiruar kohë më parë?

– Mendoj se po.

– Cila është mënyra më e mirë për të nisur një ditë të re? 

– Ta nisësh me “Bismilahi”, pasi unë jam shumë besimtare.

– A po troket dikush në portën tënde të dashurisë apo tashmë ka trokitur?

– “ No comment”, për këtë pjesë por mund të them që, jeta private shkon shumë mirë .

– Si do ta përkufizonit veten me tre fjalë ?

– E bukur, e suksesshme, e zgjuar .

– Cili është mësimi më i çmuar që ke marrë ?

– Sido që të shkoje jeta, kudo që të jesh, kushdo që të jesh bërë, vetëm një bashkësi shumë e vogël njerëzish do të ruajë gjithmonë të njëjtat ndjenja karshi teje dhe anasjelltas, vetëm Familja.

-Familja juaj përbëhet nga …

Dy djemtë e mi që më japin jetë dhe partneri im. 

– Kujt i beson sekretet më të mëdha ?

– Të vetmit që din pa ia thënë unë, Zotit !

– Kush në jetën tuaj të njeh më shumë nga të gjithë ?

– Shpresën me detaje e njeh vetëm ajo që e ka sjellë në jetë. Ime më është pa diskutim e vetmja në këtë botë që më kupton pa folur, që më ndjen edhe pa qenë në të njëjtin ambient. E vetmja që, mund të më detajojë biografinë. (qesh)

– Projekti i radhës, është …

– “Miss Shkodra”, i cili do të mbahet në Shtator.

-Cili është mendimi juaj për maskizlimin?

Mendoj se femra shqiptare po fiton terren, me punë, me dije, me sipërmarrje. Nuk jemi si në vitet e para të demokracisë. Jo vetëm në jetën e përditshme por femra sot po fiton terren në administratë, në punë drejtuese pa diskutim në ato të modelimeve.

-Çfarë vlerëson më shumë tek një femër?

Të qenit nënë që ripërtërin jetën. Dashurinë që ka për çdo qenie njerëzore dhe palodhshmërinë në jetën e përditshme. Femrat janë heroina.
H. Nikaj