Anila Kalleshi: Kur dhe si duhet të ushqeheni që të ndiheni në formë

444

PERSONAZH/ Flet për “Telegraf”, dietologia Anila Kalleshi: Ja si duhet të ushqeheni për një trup të bukur

Kohët e fundit ajo ka marrë një sërë bisedash dhe leksionesh(ture edukative) në  universitetet më të mira private, shkollat e mesme dhe ato profesionale. Emri i saj tashmë është bërë aq i njohur, sa kur flitet për dobësimin pa hezitim thuhet: tek Anila Kalleshi”. E qetë, korrekte, tepër miqësore, njohëse e shkëlqyer e zhvillimeve më të fundit në fushën që ajo zhvillon aktivitetin e përditshëm, mund të themi se me punën dhe botimet e saj tepër profesionalë është kthyer në një MIT. Thuajse e përditshme në televizionet kombëtare, këshillat e saj janë kthyer në një recetë të padiskutueshme, kryesisht për femrat me mbipeshë (pse jo dhe për meshkujt). Aftësia e saj nuk qëndron vetëm tek profesionalizmi, por edhe tek mënyra e të komunikuarit që është arti më i vështirë dhe më i rëndësishëm në kohën që jetojmë. Tashmë ajo po përgatit librin e tretë për profesionin e saj, pas dy librave të parë që kanë pasur një  tërheqje dhe interesim të jashtëzakonshëm. Dhe intervista jonë e sotme në këtë pikë është fokusuar, rreth problemeve dhe mësimeve më të fundit kundër mbipeshës që ajo do të pasqyrojë në librin e ri dhe që është ekskluzivisht intervistë e parë për “Telegraf”.

 Llojet themelore të formave trupore dhe si të mbani një trup të bukur

Matni masën e pulsit tuaj të djathtë dhe pjesëtoni gjatësinë trupore tuajën me perimetrin e pulsit tuaj. P.sh. 156 cm gjatësia pjesëtohet për 15.5 cm dhe del 10.06.

Tipi: Femrat, meshkujt

Tipo Longilineo (linja të holla) më shumë se 10.9 më shumë se 10.4 Tipo Normolineo (linja normale) ndërmjet 10.9 – 9.9 ndërmjet 10.4 – 9.6 Tipo Brevilineo (linja të mbushura) më pak se 9.9 më pak se 9.6 Klasifikimi shkencor i formës së përgjithshme të trupit është i përcaktuar nga kombinimi i karakteristikave të caktuara fizike. Gjenet përcaktojnë llojin e trupit, dhe në këtë mënyrë formën e trupit që ju do të keni nga lindja e deri në moshën e rritur. Tipi i trupit kurrë nuk mund të ndryshohet, madje as nëpërmjet trajnimeve. Por nuk ka rëndësi se çfarë lloji trupi ju posedoni, ju mund të humbni peshë relativisht shpejt me zgjedhjen e duhur të ushqimeve dhe sekretet për të djegur dhjamin!

 3 llojet themelore të formave trupore – Endomorf – Ectomorf – Mesomorf .

 Është e rëndësishme të theksohet se është shumë e rrallë për një individ të tregojë karakteristikat 100% për llojin e trupit të tij. Tek të gjithë shfaqen disa karakteristika nga çdo formë trupore , edhe pse një lloj zakonisht do të dominojë. -Trupi endomorf karakterizohet nga një trup me kocka, trung dhe kofshë të mëdha, fytyrë të rrumbullakët, si dhe karakterizohet nga një shkallë e lartë yndyre të natyrshme të trupit, veçanërisht rreth barkut. Endomorfet zakonisht luftojnë për të kontrolluar peshën e tyre për shkak të një ritmi të ngadaltë metabolik ndryshe nga llojet e tjera të formave trupore. Për këtë arsye, një endomorf duhet të jete i kujdesshëm në zgjedhjet e tij ushqimore. Trupat endomorf duhet të zgjedhin ushqime me kalori të ulët në mënyrë që trupi t’i përdorë më shpejt këto. Humbja e peshës mund të bëhet më e lehtë në qoftë se në dietën e tyre do të konsumojnë kryesisht fruta dhe shumë perime. Karbohidratet komplekse mund të përfshihen edhe pse në pjesë më të vogla për të mbajtur kaloritë nën kontroll. Proteinat në dietë duhet të vijnë nga ushqime të tilla si pulë pa dhjamë, gjel deti, peshk, tuna, etj. Dieta tipike duhet të përmbajë afërsisht: proteina 30%, karbohidrate 60% dhe 10% yndyra. Një endomorf duhet të mbështetet në ushqime me kalori të ulët që të mund të treten në trup shpejt. Trupi i llojit endomorf mund të gjejë vështirësi në humbjen e peshës. Dieta e saktë dhe ushtrimet fizike për llojin e trupit endomorf luajnë një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës. Personazhe famozë me trup endomorph janë: Jennifer Lopez, Beyonce, Shakira, Sofia Vergara, Marilyn Monroe, Oprah Winfrey, Sophia Loren, Queen Latifah, Kate Winslet, Rusell Crowe, John Goodman, Jack Black, Robin Williams, Danny DeVito. -Trupat Mesomorf janë të prirur të kenë llojin më të mirë të trupit për kontrollin e peshës. Ata kanë një figurë natyrore, mbahen në formë perfekte si rrjedhojë e metabolizmit të shpejtë. Secili ka potencial fizik për të zhvilluar formë të madhe trupore, kështu që nuk ka rëndësi se me çfarë lloj trupi ju keni lindur. Kjo është thjesht një rast në të cilin “rregulla të ndryshme” zbatohen për çdo lloj trupi. Trupi mesomorf karakterizohet nga shpatulla të gjerë, bel të ngushtë, muskuj të mëdha dhe metabolizëm të shpejtë për shkak të sasisë të muskujve. Mashkulli mesomorf duket si një person me muskuj natyral me një fizik të rëndë dhe sportiv. Trajnimi i trupit tek trupi mesomorf nuk është i lehtë. Për këtë është e nevojshme pak kohë dhe përpjekje. Personazhe famozë me trup mezomorf janë: Arnold Schwarzenegger, Sylvester Stallone, George Clooney, Bruce Wills, Andre Agassi, Mark Wahlberg, Sarah Jessica Parker, Tina Turner, Jerry Hall, Jennifer Garner, Angela Bassett, Gabrielle Reese, Anna Kournikova, Madonna, Yasmin le Bon, Gloria Estefan, Halle Berry -Trupi Ectomorf karakterizohet nga një pamje e hollë dhe lineare. Ata shpesh posedojnë bel, ije dhe shpatulla të ngushta dhe kanë një përqindje të ulët yndyre, pak muskuj, metabolizëm ultra të shpejtë. Trupat Ectomorf nëse janë të kënaqur me format e tyre trupore u nevojitet të shtojnë masën muskulare. Dieta për këto lloj trupash duhet te konsistojë në ushqime me vlera të mëdha ushqimore dhe hiperkalorike. Duhet të konsumojnë sa më shumë arra, fara luledielli, fruta të thata dhe perime me përbërje niseshteje. Në qoftë se nuk arrini të fitoni peshë, një ide e mire do të ishte një vizitë tek mjeku i cili do të zbulonte shkaktarët e mosshtimit në peshë. Ju mund të keni problem me hipertiroidizmin për këtë përjetoni humbje peshe, dhe nuk jeni në gjendje për të fituar peshë dhe jeni të prirur të jeni hiperaktivë dhe mjaft nervozë.

 Personazhe famozë me trup ectomorf janë:

 Brad Pitt, Bruce Lee, Chris Rock, Toby Maguire, Edëard Norton, Kate Moss, Gisele Bündchen, Nadja Auermann, Audrey Hepburn, Thandie Newton, Cameron Diaz, Whitney Houston, Calista Flockhardt.

 Tipat e trupave 1

Tipi android dhjami depozitohet në pjesën e sipërme të trupit: në shpatulla, krahë, shpinë dhe në bark. Ky tip favorizohet nga faktorë gjenetikë dhe trashëgimtarë, si dhe nga abuzimet me ushqimin, problemet e kolitit, problemet e gastritit si dhe ankthi. Mitra pakëson prodhimin e hormoneve seksuale femërore, provokon ngadalësimin e metabolizmit. Teprica e dhjamit çon në probleme kardiovaskulare, hipertension, shtim të glicemisë dhe yndyrave në gjak. Menyja- Kujdes ndaj sheqernave dhe yndyrave. Për të mbajtur një ekuilibër të nivelit të sheqernave dhe yndyrave në gjak duhet të pakësohet fruktoza e frutave, sakaroza dhe laktoza e qumështit. Konsumoni karbohidrate të thjeshta në favor të makaronave, bukës, oriz, patate, perime pa e ekzagjeruar. Jo gjalpë, por në vend të tij përdorni vaj ulliri. Kufizoni përdorimin e mishrave të kuq, sallameve dhe djathërave. Konsumoni drithëra dhe perime, grurë integral, elb, tërshërë, perime dhe fruta të cilat kontrollojnë tretjen e yndyrave në gjak dhe sheqernave duke lejuar insulinën ta mbajë më konstante nivelin e glukozës në gjak. Konsumoni 40g fibra në ditë. Dezintoksiko mëlçinë. Rrushi stimulon mëlçinë dhe lufton mbajtjen e lëngjeve. Për dezintoksikim mjafton të pish 3 gota lëng rrushi në ditë larg vakteve.

 2. Tipi ginoid

 Në rastin e tipit ginoid, kilet e tepërta përqendrohen gjithnjë në vithe, kofshë, gjunjë, ndërsa krahët, shpatullat dhe busti qëndrojnë të dobëta. Ky konstrukt fizik shkaktohet nga faktorë trashëgimtarë që provokojnë qarkullim të keq të gjakut dhe stazë limfatike. Rreziqet janë celulit i lokalizuar në vithe, kofshë si dhe varice dhe shqetësime të qarkullimit të gjakut. Menyja – Kundërshto mbajtjen e ujit. Aleatët më të mirë janë ushqimet që ndihmojnë në daljen e lëngjeve të tepërta dhe toksinave që në të kundërt provokojnë mahisjen e indeve dhe shfaqjen e celulitit. Preferohet koper, spinaq, angjinare, domate, mashurka, kunguj të njomë, speca pasi këto kanë ujë dhe kalium si dhe minerale që favorizojnë tretjen me efekte dezintoksikuese. Selinoja ndihmon veshkat për të eliminuar lëngjet e tepërta, ananasi-lehtëson tretjen dhe asimilimin. Pakësoni konsumin e kripës pasi kripa favorizon mbetjen e lëngjeve në inde. Shmangni ushqimet e kripura si: sallamet, djathërat, etj. Stimuloni qarkullimin e gjakut duke ngrënë sa më shumë agrume dhe kivi te pasura me vitaminë C, që mbron kapilarët , përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenon indet. Specialistët thonë se trupat në formë dardhe, pra trupat ginoidë ku dhjami i tepërt grumbullohet në pjesën e legenit mund të jenë më të shëndetshëm se ato që e kanë trupin ne formën e mollës apo trupat android të quajtur ndryshe ku dhjami grumbullohet në pjesën e barkut sidomos nëse beli i kalon 89cm. Dhjami në bark shton rrezikun e tensionit të lartë, sëmundjeve të arteries koronare, diabetit , apopleksisë dhe disa llojeve të kancerit.

 3. Tipi limfatik

 Trupi limfatik merr peshë në të gjithë trupin dhe ka një paraqitje trupore që ngjason me kukullat e fëmijëve. Pesha e fituar duket lehtësisht sepse tipat limfatikë kanë një përqindje metabolike shumë të ulët. Këto trupa kanë gjithashtu një sistem limfatik jo shumë funksional,pasi rezulton në grumbullimin e lëngjeve,që I bën ato të duken më të shëndosha. Ata janë të prirur për depozitat e yndyrës të fryra nga lëngu limfatik, e cila mund të shkaktojë celulit të rëndë. Ky lloj i celulitit shkakton fryrjen dhe trashjen e gjymtyrëve e trashë. Ata shpesh shmangin ushtrimet fizike dhe përdorin produktet e qumështit, të cilat përkeqësojnë celulitin e tyre.

 4. Tipi tiroid

 Tipi tiroid karakterizohet nga një strukturë e ngushtë kockash dhe gjymtyrë të gjata. Ky lloj trupi shpesh ka formën e një kali gare. Shumë kërcimtarë dhe modelë i takojnë këtij lloj trupi. Tipi tiroid shpesh kanë dëshirë të çmendur për stimulues të tillë si kafeinë, nikotinë dhe sheqernat artificialë, dhe mund të shmangin ushqimin. Ata shpesh kanë probleme me nivel të paqëndrueshëm të sheqerit në gjak, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe dëshirë për sheqer dhe stimulues. Në përgjithësi, tipi tiroid nuk mund të fitojë lehtë peshën dhe të ketë një shkallë shumë të lartë metabolike. Nga të gjitha llojet e trupave që ata kanë më pak mundësi për të zhvilluar celulitin dhe në qoftë se ndodh kjo, celuliti formohet në vithe dhe prapa, tek kofshët.

  Falënderim special

 Falënderim special për shkollën “Skënder Caci” dhe në veçanti për drejtoreshën e shkollës Drita Cuci, mësuesen e biologjisë Blerta Musai dhe mësuesen e fizkulturës Sano Xhaja për kontributin dhe ndihmësen që dhanë në realizimin me shumë sukses të projektit mbi kequshqyerjen.

 Kujdes!

Kur doni të bini në peshë, konsumoni frutat me përmbajtje të ulët sheqeri. KUJDES!! 2 porcione në ditë. Frutat me përmbajtje të ulët sheqeri janë një burim i mirë fibrash që prodhojnë masë, në këtë mënyrë tretet lehtësisht duke dhënë ndjenjën e ngopjes. Janë edhe të pasura me ujë dhe përmbajtja e saj e lartë në fibra dhe kaloritë e pakta, e bëjnë një nga ushqimet më ideale.
Mollë
Te gjitha llojet e frutave të pyllit
Qitro
Portokall
Pjeshkë
Dardhë
Kumbulla të thata
Kumbulla

Si të maksimizojmë fuqinë shëndetësore të frutave dhe zarzavateve

1. Kërkoni ushqime të freskëta. Të freskëta = ushqyese
2. Kur blini frutat e freskëta, kini kujdes se mos i dëmtoni, pasi mund të largoni vlerat ushqimore
3. Kur blini sallatën, mundohuni që të jetë sa më jeshile, pasi në këtë mënyrë mbajnë më shumë antioksidant
4. Zgjidhni gjithmonë frutat dhe zarzavatet që janë më jeshile, sa më të shndritshme që të jenë ngjyrat aq më shumë vitamina dhe vlera ushqyese ka.
5. Kur blini sallatën jeshile, zgjidhni gjethet më jeshile.
6. Blini perime si qepët në mënyrë që të kenë një gamë të gjerë elementesh ushqyes.
7. Blini frutat e freskëta dhe zarzavatet e stinës, në kohën kur vlerat e tyre ushqimore janë në kulmin e tyre.
8. Sapo të mundeni, blini fruta dhe zarzavate të vendit; janë më të pasura me vlera ushqimore sepse vinë direkt nga vendi ku janë marrë (pasi shumë vlera ushqimore gjatë transportit në supermarket shkatërrohen).
9. Manaferrat prishen shumë shpejt; shihni me kujdes fundin e mbajtësve: njollat janë shenja që tregojnë se frutat janë të prishura ose shumë të pjekura dhe që nga ky moment fillon humbja e vlerave ushqimore.
10. Kërkoni luleshtrydhet me ngjyrat më të shkëlqyera; shkëlqimi tregon se ka vlera ushqimore.
11. Shihni njollat edhe për të verifikuar freskinë; një aromë e mirë nënkupton një shije të mirë, ashtu sikundër edhe potencial madhor ushqyes.
12. Zgjidhni një varietet të frutave dhe zarzavateve: sa më e madhe të jetë shumëllojshmëria e ushqimeve që hani, aq më e shëndetshme është të ushqyerit tuaj.
13. Hani sa më shumë që të jetë e mundur fruta dhe zarzavate të freskëta.
14. Gatuajini zarzavatet në minimum, pasi në këtë mënyrë ruani vlerat ushqyese.
15. Gatimi me avull është metoda më e mirë për të ruajtur zarzavatet me vlera ushqyese.
16. Evitoni shkrirjen e frutave dhe zarzavateve para të gatuarit.
17. Kur të jetë e mundur, shmangni prerjen e lëkurës së frutave dhe zarzavateve, pasi humbisni fibrat dhe vlerat ushqimore.

Albert Z. ZHOLI