Zv.Ministri i Bujqësisë, Telegrafi: Tregu kinez, kërkesë për produktet shqiptare, veçanërisht për verën dhe vajin e ullirit

1248
Sigal

Gazeta Telegraf/

Zëvendës Ministri i Bujqësisë, z.
Roni Telegrafi merr pjesë në Forumin e Tregtisë Bujqësore në Kinë.

Me ftesë të Ministrit të
Bujqësisë së Republikës Popullore të Kines, Z.Han Changfu, u mbajt në Kunming,
në datat 5-6 nëntor 2016, Forumi i 11-të i Tregtisë Bujqësore dhe Bashkëpunimit
Ekonomik midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qëndrore e Lindore.
Në forum, 16 vendet pjesëmarrëse paraqitën një
informacion të përgjithshëm rreth marrëdhënieve tregtare bujqësore me Kinën dhe
perspektivën e mëtejshme në inovacion dhe tregti.

Në fjalën e tij, Zv.Ministri i
Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Z. Roni Telegrafi,
theksoi potencialet e bujqësisë shqiptare në përmbushjen e kërkesave specifike
të tregut kinez. Vëmendje iu kushtua kushteve të favorshme klimaterike, të
cilat mundësojnë daljen e hershme në treg të produkteve shqiptare. Gjithashtu,
një vëmendje e veçantë, si prodhime tejet konkuruese, iu dha vajit të ullirit
dhe verës shqiptare.

Gjatë vizitës së tij,
Zv.Ministri Telegrafi u prit në takim nga Zv.Ministri i Bujqësisë së Kinës,
Z.Qu Dongyu, të cilit i shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e
bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë, si dhe interesin për
rritje të mëtejshme të pranisë së produkteve bujqësore shqiptare në tregun
kinez. Zv.Ministri Dongyu u shpreh se, në tregun kinez ka interes për produktet
shqiptare dhe se, ai është në gjendje t’i përshtatet çdo lloj oferte,
pavarësisht nëse ajo vjen nga një prodhues i madh apo i vogël.