Urdhri i KM/ Taksë doganore për këdo transporton naftë me motor në kufi

676
TIRANE – Çdo qytetar që transporton naftë në kontenitorë të lëvizshëm, nëpër makina apo biçikleta, do të paguajnë tarifën doganore të parashikuar me ligj.
Përmes një Urdhri të publikuar në fletoren zyrtare, Këshilli i Ministrave përcakton se do të përjashtohen nga taksat e importit të karburanteve vetëm sasitë e gjendura nëpër serbatorët normalë (me kusht që sasia mos të jetë më e madhe se 200 litra). “Nuk lejohet përjashtim nga detyrimet e importit për karburantin që mbahet në serbatorë të lëvizshëm, që transportohet nga automjete private dhe motoçikleta që u përkasin banuesve të zonës kufitare”, thekson Urdhri i Qeverisë.
Sipas Urdhrit, përjashtohet nga detyrimet e importit, karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare, vetëm për sasinë deri në 200 litra për automjet dhe për çdo udhëtim.
“Përjashtohet nga detyrimet e importit, karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare, që kryejnë transport ndërkombëtar nëpër zonën e tyre kufitare me thellësi maksimale prej 15 km në vijë ajrore, me kusht që udhëtimet të kryhen nga banues të zonës kufitare, vetëm për sasinë deri në 150 litra për automjet dhe për çdo udhëtim”, saktëson Urdhri. 
Sigal