Situata në BSH, Cani: Stabiliteti financiar nuk cënohet nga 1 individ

229

TIRANE – Lidhur me zhvillimet e fundit në Bankën e Shqipërisë ka reaguar edhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. I pyetur nga gazetarët, Cani u shpreh se stabiliteti financiar mbetet i pacënuar pavarësisht zhvillimeve të fundit në BSH. Referuar arrestimit të ish-guvernatorit të BSH Ardian Fullani, si dhe dyshimeve për stabilitetin e sistemit financiar, Cani theksoi se stabiliteti financiar, nuk mund të cënohet nga një individ i vetëm. “Stabiliteti financiar nuk është cënuar nga një individ.” u shpreh Ministri Cani. Deklaratat Ministri i Financave, i bëri pas tryezës së përbashkët me Ministrin e Çështjeve Vendore Bledi Çuçi dhe përfaqësues të USAID-it, me temë “Reforma territoriale dhe decentralizimi fiskal”.