Shtrenjtohen ushqimet, arsimi, kafeja dhe nafta

167
Në muajin maj 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,7 %, njoftoi Instituti i Statistikave, INSTAT. Sipas raportit të publikuar të mërkurën, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit:
Rritja vjetore në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me me 0,03 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “transport” kanë kontribuar me -0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shëndeti” kanë kontribuar -0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin maj 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “ushqime dhe pije joalkoolike me 2,3 %, grupi “pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 23,2 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet“ me 5,2 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 1,4 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,2 %. Çmimet e nëngrupeve “bukë e drithëra” dhe “mish” u ulën me nga 1,1 %, pasuar nga nëngrupi “peshk” me 0,2 %. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transport” me 4,7 %, pasuar nga grupet “shëndeti” me 2,8 %, “veshje dhe këpucë” me 1,9 %.Ndryshimi mujor i indeksit është – 1,2 %:
Krahasuar me muajin prill 2016, ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije alkoolike” me 3,4 %. Brenda grupit të ushqimeve ulja më e madhe e çmimeve vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” me 18,4 %.