Panariti: Shqipëria firmos marrëveshjen kundër peshkimit ilegal

704
Në një seminar mbi peshkimin e paligjshëm i organizuar nga FAO në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, me mbështetjen e Ministrisë se Jashtme Norvegjeze, ministri Panariti e ka cilësuar kërcënim serioz peshkimin e paligjshëm. Ai shtoi se Shqipëria është e vendosur të nënshkruajë marrëveshjen për të luftuar peshkimin ilegal. “Peshkimi i paligjshëm është një kërcënim serioz për ruajtjen e pasurisë ujore. Prandaj Shqipëria është e vendosur të firmosë marrëveshjen për të luftuar peshkimin ilegal. Kjo masë merret në mbrojtje të diversitetit ujor. Objektivi kryesor i Marrëveshjes së FAO “Port State Measures (PSMA)” është të parandalojë, zbulojë dhe eliminojë peshkimin ilegal duke mos lejuar anijet e peshkimit të përdorin portet e vendeve që nënshkruajnë marrëveshjen. Në shkallë botërore, llogariten rreth 26 milion ton në vit, me vlerë rreth 23 miliard dollarë, nga peshkimi ilegal. Marrëveshja është nënshkruar nga USA, EU, dhe 20 vende të tjera në botë. Shqipëria do ti bashkohet këtyre vendeve duke e nënshkruar edhe ajo marrëveshjen. Zbatimi i marrëveshjes ndihmon në ruajtjen afat-gjatë të burimeve detare dhe të ekosistemeve detare. Gjithashtu, nënshkrimi i saj sjell disa avantazhe: Pengon peshkimin ilegal dhe rrit efikasitetin e flotës së peshkimit; Formalizon biznesin e peshkimit dhe mbron të drejtat e aktivitetit legal; Rrit kontrollin e shtetit mbi flotën e peshkimit; Përmirëson administrimin e peshkimit në të gjitha nivelet dhe plotësimin e standarteve ndërkombëtare .
Sigal