Mbi 13 % e shpenzimeve kapitale të këtij viti kanë shkuar për shlyerjen e faturave të 2017

514
Sigal

Ministria e Financave ka disbursuar një shumë prej 11,5 miliardë lekësh nga investimet kapitale të këtij viti për të shlyer faturat e shpenzimeve të vitit 2017. Shifrën e ka zbuluar Kontrolli i Lartë i shtetit gjatë një inspektimi që i ka bërë sistemit të thesarit në Ministrinë e Financave.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vë në dukje se nga pagesat e kryera gjatë 7-mujorit 2018 në zërin shpenzime kapitale, rezulton se pagesat datat e 2017-es dhe kapin një vlerë prej 11.5 miliardë lekësh, duke treguar se gjatë vitit 2017 detyrimet e prapambetura janë rritur dhe jo të gjitha deklarimet e faturave të prapambetura nga institucionet janë të sakta dhe të plota. Duke verifikuar faturat, KLSH vërën se, detyrimet reale të prapambetura në buxhet janë shumë të larta se 19 miliardë lekë. Në gjykimin e grupit të auditimit shifra është më e lartë duke marrë në konsideratë edhe llogaritë e tjera dhe pasaktësitë e konstatuara në datat e faturave. Kontrolli i lartë i Shtetit vë në dukje se ligji në menaxhimin e sistemit buxhetor dhe akteve ligjore për parandalimin e detyrimeve të prapambetura është shkelur rëndë dhe për më tepër Ministria e Financave nuk ka marrë masa administrative që parashikohen në raste të tilla. KLSH konstaton se nuk raportohen informacione mbi asnjë masë të marrë kundrejt njësive të institucioneve që marrin angazhime financiare pa fonde buxhetore, pengojnë dërgimin e faturave në thesar dhe nuk zbatojnë afatet e regjistrimit të kontratave të angazhimeve brenda afatit ligjor. Neni 71, germa (f dhe gj) e Ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon gjobë nga nëpunësi i parë autorizues, në masën nga 1 deri në 3 paga mujore (për regjistrimin me vonesë të kontratave) dhe 3 deri 7 paga për moszbatim të afateve të dorëzimit të urdhër-shpenzim. Kështu, gjoba të përllogaritura, por të pa vendosura nga NPA, për çdo vonesë në dorëzim të faturës në Thesar vlerësohet të ishin minimalisht rreth 7 miliardë lekë.

KLSH vëren se detyrimet e prapambetura dhe stoku në rritje i rimbursimit të TVSH nuk reflektohen në treguesit e konsoliduar fiskal, treguesin e deficit, dhe treguesin e borxhit publik, duke mos dhënë një pamje të drejtë të aktivitetit financiar publik për vitin 2017. /Monitor