“Ligjet” miratojnë marrëveshjen me BERZH për “By-passin” e Vlorës

710
Sigal

TIRANE- Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen me BERZH, për rrugët dytësore në Shqipëri. Projektligji “Për ratifikimin e Kontratës Financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për BYPASS-in e Vlorës”, që u diskutua sot në Komisionin e Ligjeve, parashikon ndërtimin e rrugëve dytësore në vend. “By-passi” i Vlorës me kosto 53 milionë euro përfundon në 2017. Deputeti Fino gjatë diskutimeve u ndal tek kostoja për ndërtimin e rrugës. “By pass-i, ka kosto totale 53 milionë euro pa TVSH, ne me bankën marrim 18 mln euro. Çfarë do behet me diferencën, ku do gjendet?”, pyeti Fino. Ndërkaq, Komisioni ka miratuar edhe projektligjin për projektin e zhvillimit të rrugëve të Tiranës. Kundër u shprehen deputetët Fino e Doshi. Sipas Finos “projektligji nuk duhet miratuar. Hiqen para për materialet e ndërtimit dhe jepen për këshillime projekti, ndërkohë që projekti ka përfunduar”.