Kostot në ndërtim rritje vjetore me 0,5% në 3-mujorin e dytë, por çmimet e materialeve dhe makinerive kanë rënë

940
Sigal

Indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e dytë 2018 arriti 103,5, duke u rritur me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit ”Shpenzime transporti” u rrit me 2,3 %, pasuar nga grupi “Kosto të tjera” me 2,2 % dhe “Shpenzime për paga” me 0,6 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,8 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 0,3 %. Në tremujorin e dytë 2018 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, rritje ka shënuar grupi: “Shpenzime transporti” me 0,2 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,2 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Kosto të tjera” me 0,8 % dhe grupi “Shpenzime materiale” me 0,3 % . Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate). IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit. Indeksi përdoret si deflator për llogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe Indekseve të ndryshme të volumit, përdoret nga Institucionet Qeveritare, Banka Qendrore e Shqipërisë, Organizata të tjerë joqeveritare, Banka Botërore, FMN etj. IKN duke filluar nga tremujori i parë 2011 llogaritet me shportën e re të materialeve. Peshat e këtyre materialeve janë llogaritur duke u bazuar në preventivat e shpenzimeve për ndërtimin e një banese shumëkatëshe marrë nga firmat e ndërtimit. Tremujori i parë i vitit 2011 shërben si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit (tremujori i parë 2011=100). Shporta e re përbëhet nga 71 zëra, nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi. Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 165 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 65 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës.