Konfindustria: Ulen të ardhurat buxhetore nga doganat dhe tatimet

785
Konfindustria përmes një deklarate për media shpreh shqetësimin e rënies së të ardhurave bixhetore nga doganat dhe tatimet për muajin prill 2015 krahasuar me vitin 2014. Ajo këshillon ekzekutivin shqiptar dhe vendimmarrjen politike në përgjithësi të vlerësojnë me përgjegjshmëri domosdoshmërinë e ndryshimit të politikave fiskale për vitin 2016, me kahje drejt uljes së barrës tatimore dhe taksave në nivele konkurruese të paktën me vendet e rajonit. 
“Konfindustria shpreh shqetësimin e saj lidhur me vazhdimësinë e kahut rënës së të ardhurave buxhetore nga doganat dhe tatimet edhe për muajin prill 2015 krahasuar me planifikimin dhe vitin pararendës. Gjithashtu, te ardhurat nga tatimet dhe doganat, si zëri kryesor i të ardhurave buxhetore, shënojnë rënie krahësimore për gjithë 4 mujorin e pare te vitit financiar ne vazhdim. Konfindustria vlerëson, se problematikat me rënien e vazhdueshme te ardhurave nga taksat e tatimet shoqëruar me rritjen e pamjaftueshme te PBB, tregojnë për rendimentin e ulet fiskal te ekonomisë. 
Gjendja e pakënaqshme e te ardhurave buxhetore ne nje mase te madhe, janë shenja domethënëse per dështimin e paralajmëruar te politikave fiskale te ndjekura nga vendimmarrja politike ne 2 vitet e fundit se bashku me recetat e FMN/Fondit Monetar Ndërkombëtar. Konfindustria këshillon ekzekutivin shqiptar dhe vendimmarrjen politike ne përgjithësi te vlerësojnë me përgjegjshmëri domosdoshmërinë e ndryshimit te politikave fiskale për vitin 2016, me kahje drejt uljes se barres tatimore dhe taksave ne nivele konkurruese te paktën me vendet e rajonit.
Shënojmë se nëpërmjet 2 paketave fiskale te njëpasnjëshme 2014-5, Shqipëria ka kaluar ne rritje prej 50% te disa prej zërave kryesore te tatimeve si p.sh tatim fitimi, dividenti, qerate, ardhurat personale,etj. Rritje kane patur edhe ne disa taksa me ndikim te ndjeshëm ne ekonomi si mbi karburantin, pronat e paluajtshme, etj. Kërkesat e Konfindustrise i janë paraqitur zyrtarisht Ministrisë se Financave ne diskutimet e hapura për paketën fiskale 2016”, përfundon deklarata e Konfindustrisë.
Sigal