Buxheti 2016, arsimit i ulen fondet, qeveria rrit shpenzimet për veten

699
Politika e shtrënguara e shpenzimeve që qeveria është e detyruar të ndjekë vitin e ardhshëm prek mjaft insititucione por jo aparatin e kryeministrisë, te cilaj jo vetem qe kane pesuar ulje por jane rritur me 343%. Tabelat e projektbuxhetit 2016, të dorëzuar në kuvend tregojnë se jane ulur fondet për arsimin dhe infrastrukturën, ato të shëndetësisë ë qëndrojnë në të njëjtat nivele si këtë vit. Qeveria do të zbatojë një politikë të shtrënguar shpenzimesh vitin e ardhshëm. Në draftbuxhetin e dorëzuar tashmë në Kuvend parashikohet ulje e fondeve për arsimin dhe infrastrukturën. Por për kryeministrinë nuk do të përdoret e njëjta politikë, pasi fondet për të janë rritur ndjeshëm.

Kështu, sipas tabelave që shoqërojne projektbuxhetin 2016, shpenzimet për aparatin e kryeministrisë përcaktohen mbi 3.1 miliardë lekë nga 715 milionë lekë që ishin në buxhetin e rishikuar të këtij viti, me rritje 343 %. Ndresa fondet për ministrine e Transportit dhe Infrastrukturës do të jenë vitin e ardhshëm 23.9 miliardë lekë ose 32 .1% me te uleta se ato të këtij viti. Përsa i përket arsimit, nga buxheti do të jepen 36.4 miliardë lekë vitin e ardhshëm ose 9.7% me pak se këtë vit. Fondet janë rritur ndjeshëm edhe për Ministrinë e Ekonomisë me mbi 42% më 2016, me argumentin se është shtuar numri i strukturave pranë këtij dikasteri. Ministria e Bujqësisë e vënë në qendër të prioriteteve.

 Fondet për këtë dikaster vitin e ardhshëm parashikohen në 25 miliardë lekë, me rritje 24.1 %. Fondet rriten edhe për Ministrinë e Kulturës me 19 % dhe atë të Drejtësisë me 20%, si një mbështetje direke për reformat në drejtësi. Për Ministrinë e Mjedisit fondet janë rritur me mbi 50%. Rritje e fondeve është parashikuar vitin e ardhshëm edhe për Prokurorinë dhe gjykatat, përkatësisht me 10% dhe 4%, ndërsa është ulur fondi për Gjykatën Kushtetuese me 6.7%. Ndërsa per presidencen do te jepen vitin e ardhshem 202 milione leke, me rritje 8.7% kundrejt ketij viti. Me një rritje modeste prej 0.6% parashikohen edhe fondet per Kuvendin. Ndërsa janë mbajtur thuajse në të njëjtat nivele për sektorin e shëndetësisë janë shkurtuar me 20 për qind fondet për Ministrinë e Integrimit. Për shkak se 2015 ishte një vit elektoral, fondi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ulet me 87% vitin e ardhshëm.
Sigal