BSH,Kuvendi liron Civicin, Braçe ‘Të shkarkohen edhe Milo e Kule’

716
Sigal

TIRANE – Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe i bëri thirrje Kuvendit të marrë masa emergjente për dy anëtarët që qëndrojnë në paligjshmëri në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për Dhori Kulen dhe Petraq Milion, dy anëtarë që bien ndesh me ligjin e Bankës së Shqipërisë i cili ndalon pjesmarrjen në aktivitete politike të bordit drejtues. Konkretisht Milo është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa ishte dhe kandidat për drejtues departamenti në zgjedhjet e fundit të PD-së. Ndërsa Kule është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës i zgjedhur nën siglën e partisë Demokratike.
 
Sakaq, Komisioni i Ekonomisë liroi zyrtarisht nga detyra Ardian Civicin, ish-anëtarin e BSH të dorëhequ më 9 Shtator të këtij viti, pak muaj pas shpërthimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.

Nga mbledhja e kësaj të hënë e Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist Erjon Brace tha se të gjitha institucionet duhet të respektojnë ligjin përsa i përket Bankës së Shqipërisë. Në kushtet kur bordi drejtues i Bankës së Shqipërisë ka mbetur me 5 anëtarë nga 9 që duhen, Brace tha se Kuvendi duhet të nisë dëgjesat me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës. Sipas tij, janë 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH, ndersa theksoi se jane tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre.

Pak javë më parë Parlamenti çeli procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të bordit drejtues të institucionit më të lartë financiar në vend.
 
Anëtarët aktualë të Keshillit Mbikeqyres te Bankës së Shqiëprisë
 
Elisabeta Gjoni
Dhori Kule
Dhori Kule
Petraq Milo
Ermelinda Meksi
 
Ardian Civici – I dorëhequr
Ardian Fullani (Guvernatori i Shkarkuar nga Kuvendi)
Ndërsa dy anëtarë kanë qenë në mungesë pasi nuk janë zëvendësuar nga Kuvendi pas përfundimit të mandatit.