Bien të ardhurat, INSTAT: Tkurren me 4.53% shpenzimet për argëtim

733
Shqiptarët po shpenzojnë vetëm për mallra bazikë të konsumit të përditshëm, si ushqime dhe shërbime shëndeti, ndërkohë që kriza i ka detyruar të ulin ndjeshëm shpenzimet për argëtim. Ky fakt është konstatuar nga Instituti i Statistikave në publikimin e të dhënave për rritjen ekonomike gjatë periudhës janar-mars 2015.
Kështu, sipas INSTAT-it, grupi “Shërbime të tjera” ku përfshihen Artet dhe argëtimi, aktivitete të tjera shërbimi, aktivitete të familjes në tremujorin e parë të këtij viti shënoi rënie me 4,53 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Rënia e në vlera negative e shpenzimeve për këtë grup vjen ndodh për herë të parë që nga tremujori i dytë i vitit 2013, ndërsa gjatë vitit që shkoi shpenzimet e familjeve shqiptare për argëtim u rriten mesatarisht me 25.
Ekspertët vlerësojnë se tkurrja e shpenzimeve për argëtim është rrjedhojë e burimeve më të pakta të financimit të konsumit. Familjet shqiptare janë bërë skeptike në harxhime, si pasojë e ndalimit të rritjes së pagave dhe pensioneve në sektorin publik dhe rënies së dërgesave nga emigrantët.
Sigal