Sigal

Tirana pritet të furnizohet 24 orë në ditë me ujë, deri në 2021

Objektivi i shpallur nga Bashkia e Tiranës, për furnizimin e banorëve të kryeqytetit 24 orë në ditë me ujë, ka nisur hapat e tij të parë të zbatimit. Ujësjellës-Kanalizimeve i Shqipërisë ka  nënshkruajë një kredi prej 15 milionë euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim financuar, i cili do të financojë një projekt të UKT-së për përmirësimin e shërbimeve komunale të ujit. Në një njoftim për shtyp të disa ditëve më parë, BERZH, bëri të ditur se u nënshkrua kontrata e kreditimit, e cila parashikon objektivin e furnizimit me ujë 24 orë deri më 2021. UKT mbështetur nga Bashkia e Tiranës iu drejtua BERZH me një kërkesë për të financuar investimet prioritare që do të përmirësojnë shërbimet komunale të ujit në rajonin ku vepron kompania, thuhet në njoftimin e prokurimit. Projekti synon të ndihmojë kompaninë në sigurimin e një sistemi më gjithëpërfshirës të ujit, duke arritur objektivin e tij për të siguruar furnizimin me ujë 24 orë deri në vitin 2021, duke reduktuar kostot operative të kompanisë, kundrejt kostos së lartë të pompimit të ujërave nëntokësore dhe largimit të përdorimit të depove të puseve të ndotura për furnizim. Ndërkaq, BERZH kërkon një konsulent për ta ndihmuar në monitorimin e zbatimit të kontratave që lidhen me komponentët e ndryshëm të projektit dhe për të siguruar që investimet të zbatohen brenda kohës dhe buxhetit dhe në përputhje me marrëveshjet ligjore të projektit.