BERZH: Nga 2.7% në 2.3% ulet rritja ekonomike e Shqipërisë për 2015

101
Pas Bankës së Shqipërisë, edhe BERZH rishikon në ulje rritjen ekonomike të vendit tonë këtë vit, por sipas një skenari edhe më të zymte. Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë në vendet e rajonit tonë. Sipas BERZH ,ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me vetëm 2.3%, ndërsa vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 3.3%.
“Shqiperia ka perballuar me sukses impaktin e permbytjeve kete vit, por qeveria po perpiqet te arrije objektivin e dakortesuar me FMN-në. Autoritetet kane rritur perpjekjet per te reduktuar informalitetin ne ekonomi dhe kane hapur keshillin e investimeve ne Prill, i mbeshtetur dhe nga BERZH, i cili duhet te rrise besimin e investitoreve ne periudhe afatmesme”, theksohet ne raportin e bankes europiane për rindërtim dhe zhvillim.
BERZH vlerëson se Maqedonia është ekonomia e rajonit me rritjen më të shpejtë me 3.5% këtë vit, pasuar nga Mali i Zi me 3%, Bosnje Hercegovina me 2.8%, Kosova me 2% dhe në fund Serbia, me një rritje ekonomike modeste prek 0.5%.
Parashikimi i BERZH për rritjen e ekonomisë sonë këtë vit është edhe më i zymtë se rishikimi në ulje që bëri një ditë më parë Banka e Shqipërsie, sipas të cilës, ekonomia gjatë 2015-ës do të rritet me vetëm 2.5%.