Avokati i Popullit reagon për zvarritjen nga agjencia e pronave

735
Sigal

E drejta e pronës, Avokati i Popullit: 26 mijë vendime kompensimi në zvarritje nga Agjencia e Trajtimit të Pronave

Mbrojtja dhe respektimi i të drejtës së pronës, ka rezultuar një qasje e papërshtatshme me regjimin juridik të parashikuar në Ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, ndaj kategorisë së subjekteve, prona e të cilëve është shpronësuar pa shpërblim, shtetëzuar apo konfiskuar pas vitit 1944. Ky konkluzion, i dhënë nga Avokati i Popullit, mbështetet në monitorimin e bëra nga ky institucion nga ankesat që kanë ardhur vitet e fundit, kryesisht në 2018, për të drejtën e shpronësimit. Më tej shton se zgjidhja e dhënë për njohjen e pronës në Ligjin nr.133/2015, duke u mbështetur tek kompensimi në të holla sipas vlerësimit financiar të dhënë në këtë ligj, jo vetëm nuk respekton të drejtën e pronësisë së subjektit pronar, por ka dëmtuar dhe dëmton interesat e taksapaguesve shqiptarë, të cilët do të duhet të vijojnë të paguajnë fatura shumë të mëdha financiare.“ Mosekzekutimi deri më sot i 26 mijë vendimeve me të drejtë kompensimi, të dhëna ndër vite prej Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve (AKKP), Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), ka bërë që ky proces të mbetet ende në kuadrin deklarativ. Çështja e moszbatimit të vendimeve të gjykatave si dhe i vendimeve administrative, në lidhje me kthimin dhe/ose kompensimin e pronarëve ka qenë dhe mbetet një problem sistematik.”-thotë Avokati i Popullit në një raport të fundit. Nga ana tjetër, Ap shton se , detyrimi i parashikuar në pikën 1, të nenit 34, të Ligjit nr.133/2015, për përfundimin e procesit të shqyrtimit të dosjeve që janë aplikuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që kanë qenë në proces shqyrtimi pranë ATP-së, brenda një afati 3 vjeçar nga hyrja në fuqi e ligjit, nuk është përmbushur nga ana e ATP-së. Regjistrimi i pasurive të paluajtshme me mospërputhje në sipërfaqe, nga sipërfaqja e përcaktuar në titullin e pronësisë është një tjetër çështje e mprehtë, e cila kërkon zgjidhje.“Konstatohen mjaft parregullsi dhe deformime në përcaktimin e statusit të saktë të pronës, saqë ka dalë e nevojshme kryerja e një regjistrimi fillestar për të gjitha pasuritë e paluajtshme në rang vendi. Moszhvillimi i procedurave prej institucioneve përgjegjëse, për zbatimin e VKM nr.608, datë 05.09.2012, “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më datë 10.08.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si dhe për regjistrimin e tyre”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të VKM-së nr.442, datë 18.07.2018 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë e të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.08.1991 dhe të truallit funksional të tyre”, është një çështje e cila ka cenuar dhe cenon të drejtën e pronësisë së individit.”-citohet më tej. Avokati i Popullit shton duke marrë një shembull konkret se, kufizimet e vendosura sipas VKM-së nr.138 datë 23.02.2018 “Për Pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për Fondin e Mbështetjes së Investimeve Strategjike”, konsiderohen nga ana e Avokatit të Popullit, në papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kufizimi i së drejtës së pronësisë dhe të drejtave të tjera që rrjedhin prej saj, ka ndodhur me hyrjen në fuqi të kësaj VKM-je, me një akt me fuqi normative më të ulët se akti që parashikon neni 17 i Kushtetutës, sikundër çmojmë se jemi në kushtet e mungesës së një interesi të ligjshëm publik. “ Hyrja në fuqi e VKM nr.708 datë 21.11.2018 “Për regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë”, paraqitet problematike, pasi bëhet fjalë për një zone zonë e cila prej kohësh rezulton shumë problematike sa i takon çështjeve që lidhen me, regjistrimin e pronave të paluajtshme të subjekteve të ndryshme private. Problematika e kësaj zone lidhet më së shumti me pamundësinë e regjistrimit në ZVRPP-në kompetente, të AMTP-ve për tokën bujqësore, apo edhe të pronësive të tjera të patundshme të ndodhura në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë, nga ana e subjekteve private të interesuara, me justifikimin e dhënë nga ana e autoriteteve përgjegjëse shtetërore se, kemi të bëjmë me një “zonë të pamenaxhuar”. Në këto kushte, nxjerrja e kësaj VKM-je, krijon një standard të dyfishtë në trajtimin e regjistrimit të pronave të paluajtshme në këtë zonë, që në parim cënon të drejtën themelore të pronës së subjekteve që disponojnë akte juridike të kalimit të pronësisë, nga shteti tek ta.”

Problematika të tjera që lidhen me respektimin e së drejtës së pronës janë, sipas AV:

– Mospërfundimi i procesit të regjistrimit fillestar sistematik të pronave, në ato zona kadastrale ku është vendosur për njohjen dhe kthimin/kompesimin e pasurive të paluajtëshme;

– Tejzgjatja e procesit të shqyrtimit të vetëdeklarimeve të kryera prej subjekteve, të cilët kanë kryer ndërtimin e objekteve informale edhe pse janë deklaruar afate kohore konkrete për përfundimin e këtij procesi;

– Tejzgjatja e procesit të shqyrtimit të titujve të pronësisë, të nxjerra në zbatim të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, etj;

– Moskrijimi i një harte të vetme unike, dixhitale, që mund të japë informacion mbi pronën/Monitor