Sul DOMI/ Ju tregoj bashkëluftëtarin trim, “Heroin e Popullit” dhe martirin Mustafa Kaçaçi,

1524
Sigal

 Ra heroikisht më 8 shtator 1945, plot 70 vjet më parë në ballë të luftës për liri

Heroi i Popullit Mustafa Kaçaçi është një figurë e shquar e LANÇ-it, veprimtar i orëve të para të lëvizjeskomuniste, por edhe përpara saj. Gjithë jeta e Mustafa Kaçaçit, që nga mosha e re, e deri sa i pushoi zemranga plumbat e pushtuesit nazist me 8 shtator 1944, është jeta e një revolucionari dhe patrioti që nukduronte shtypjen, varfërinë dhe robërinë e popullit të tij. Duke e ndjerë thellë shtypjen dhe varfërinë epopullit gjatë regjimit të Zogut, ai u lidh me militantët komunistë dhe patriotët e vërtetë si: Ali Kelmendi,Riza Cerova, Asim Vokshi etj.. I brumosur me idetë përparimtare të kohës, Mustafai bëhet pjesë e lëvizjesrevolucionareme propagandë dhe me armë. Mustafa Kaçaçi ishte një nga udhëheqësit kryesore tëKryengritjes së Fierit më 1935, ku, pas dështimit të  saj, fillimisht dënohet me vdekje, por më pas, përmungesë provash dhe të mbrojtjes dinjitoze, dënimi kthehet në burgim të përjetshëm. Ja si shprehet aigjatë gjyqit  “deri sa jam në këtë vend, këtu, në bankën e të akuzuarve, gjyko pa pikë mëshire! Sikur të kishafituar unë, nuk do të kisha aspak mëshirë për ty! Unë jam armiku yt”. Mustafai qëndroi në burg deri nëpushtimin e vendit nga Italia fashiste, më 7 prill 1939,

Pas daljes nga burgu, Mustafa Kaçaçi fillon aktivitetin patriotik kundër pushtuesit fashist. Si anëtar i PKSHqë në themelimin e saj, Mustafai ishte pjesëmarrës në  Konferencën e Pezës, më 16 shtator 1942. Pas kësaj,ai dërgohet komisar i çetës partizane të Matit, e cila ishte krijuar që në qershor të atij viti. Dërgimi iMustafait në këtë detyrë, tregon vlerësimin dhe rëndësinë që PKSH i jepte luftës në këtë krahinë. Aty, në çetën Partizane të Matit u njoha për herë të parë me Mustafa Kaçaçin, me të cilin kalova dhe luftova gatinjë vit e gjysëm. Si komisar i çetës dhe më vonë i Batalionit Partizan të Matit, Mustafai dha një kontribut tëçmuar për forcimin  dhe zgjerimin e luftës kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Aidemaskoi me guxim bashkëpunëtorët e pushtuesve, përfshirë edhe Abaz Kupin, të cilin e njihte mire, sikrutanë që ishin.

Në të gjitha bisedimet me shtresa dhe forca politike me pikëpamje  të ndryshme, Mustafa Kaçaçi dallohejpër qartësinë  politike dhe logjikën e fortë për të bindur masat dhe për të goditur kundërshtarët. Fjala e tij e mprehtë, e qartë, e argumentuar dhe e sinqertë, dëgjohej me vëmendje dhe dëshirë të madhe ngafshatarët matjanë. Mustafa Kaçaçi e tregoi veten se ishte jo vetëm organizator dhe propagandist i shkëlqyer,por edhe si njeri i aksioneve. Ai jepte kurdoherë shembullin e shkëlqyer të komunistit për guximin,vetëmohimin dhe vendosmërinë, për kapërcimin e vështirësive, pavarësisht se kishte të meta fizike (çalonte).Një rol të rëndësishëm luajti Mustafai në përgatitjen dhe zhvillimin eKryengritjes Popullore të Matit kundërforcave pushtuese, zhvilluar nga 31 korriku deri më 8 shtator 1943. Ai, së bashku me Beqir Minxhozin ishinpërfaqësues të dy çetave-vullnetare të Matit në Kuvendin e Uruçit, që u mbajt më 26 korrik 1943, i cilivendosi për zhvillimin e kryengritjes. Fjala e Mustafait dhe e Beqirit ishte e argumentuar dhe bindëse, aq saarritën të bindin edhe atë pjesë të parisë që ishte akoma e lëkundur. Mustafa Kaçaçi dhe shokët e tjerë tëkomandës së çetës, u kanë dhënë një ndihmesë të çmuar forcave të Divizionit të Parë gjatë veprimevepolitike dhe luftarake të zhvilluara në Krahinën e Matit. Ai, duke njohur mirë situatën në krahinë dhepsikologjinë e popullit të Matit, arriti t’i orientojë drejt komandantët e brigadave të këtij divizioni. Mekrijimin e Batalionit Partizan të Matit, Mustafa Kaçaçi caktohet komisar politik i tij.

Ndodheshim te katundet në perëndim të Krujës. Kur mori vesh se Brigada e Parë Sulmuese kishte marrëurdhër për të  sulmuar dhe çliruar qytetin e Krujës, ai u gëzua shumë. Batalioni ynë kishte marrë urdhër qëtë siguronte shpinën dhe krahun e majtë të forcave të Brigadës së Parë, por Mustafai, “i pakënaqur” nga ky urdhër,mori një skuadër dhe u nis për të qenë në vijën e parë të sulmit. “Nuk mund të qëndroj sehirxhi kurluftohet për çlirimin e qytetit ku kam lindur. Këtë ditë e kam pritur gjatë gjithë kohës”- tha ai dhe u nismenjëherë Ai nuk e arriti dot  ditën e çlirimit të plotë të qytetit të tij dhe të gjithë Shqipërisë dhe nuk jetoi ditëte mëpasme, të cilat i kishte parë sa herë në imagjinatë. Ra në vijën e parë të luftimeve, kur ato, pothuajse kishin mbaruar. Të nesërmen e ditës së rënies u shpërnda një komunikatë e shkurtër në të cilën thuhej:”Bie si dëshmor, në vijën e parë të zjarrit, komisari politik i Batalionit të Matit, Mustafa Kaçaçi”. Për ne,shokët e tij që punuam dhe luftuam së bashku dhe mbarë popullin e Matit dhe të Krujës, kjo ishte njëhumbje e madhe dhe e papritur. Ai ra në momentin kur po realizohej ëndrra e tij për ta parë Krujën dhegjithë Shqipërinë të çliruar. Megjithatë, kontributi i tij për një Shqipëri të lire, të pavarur dhe demokratikembetet i pa harruar dhe është frymëzim për brezin e ri.Për meritat e shumta, në Kongresin e Përmetit, Mustafa Kaçaçi është zgjedhur anëtar i Këshillit tëPërgjithshëm NÇL dhe është  dekoruar me shumë urdhra e medalje, përfshirë “Urdhrin e Flamurit” dhembi të gjitha, titullin e lartë “Hero i Popullit”. Por është për të ardhur keq dhe revoltohesh kur dëgjon se nëperiudhën e tranzicionit, kur qeveriste PD, i është hequr emri një shkolle që përjetësonte emrin e Mustafa Kaçaçit.

 Megjithatë, është për t’u përshëndetur iniciativa patriotike e qytetarit të Krujës, i cili, me shpenzimet e tij në oborrin e pallatit pesëkatësh ka vendosur edhe bustin e Heroit të Popullit dhe birit tëKrujës, Mustafa Kaçaçi.