Rami Sadushi: Enver Hoxha thoshte shkolla “Skënderbej” është fidanishte e ushtrisë

1295
Rami Sadushi është një oficer me karrierë mbi 40 vjeçare. Veshi uniformën ushtarake që në shtator 1957, kur filloi studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe mbeti besnik i saj deri sa doli në pension në vitin 1999. Ka qenë një boksier i talentuar, ku për pesë vjet fitoi 6 tituj kampion, një rekord më vete ky. Në vitin 1963 mori pjesë në Lojërat Botërore të Ganefos në Xhakartë të Indonezisë, ku zuri vendin e dytë duke marrë Medaljen e Argjendit. Në vitin 1964, sporti i bukur i boksit ndërpritet në Shqipëri dhe ai detyrohet të dorëzojë dorezat në kulmin e formës sportive. Më pas, si një oficer karriere i përkushtohet edukimit sportiv të nxënësve të shkollës ushtarake “Skënderbej” në të gjitha gjinitë e sporteve, ndërsa pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, punoi në detyra të ndryshme në njësitë e mëdha të ushtrisë, që nga Puka dhe deri në Sarandë e Delvinë. Karrierën e mbylli në Gardën e Republikës. Dashuria, përkushtimi dhe pasioni për të kryer me nder detyrat e shoqëruan përgjatë gjithë jetës si ushtarak. Në këtë numër të gazetës “Ushtria” ai është i ftuar nderi. 
I nderuar Rami Sadushi, kaluam pragun e 70-vjetorit të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”, ndaj dhe intervistën po e nisim me pyetjen: kur keni shkuar në shkollën “Skënderbej”?
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal