Nesër lexoni/ Abaz Hoxha: Bëra shumë miq për Shqipërinë dhe hapa një dosje për vete në sigurimin e shtetit

910
Gjenerata e sotme nuk mund t’i konceptojë disa ndodhi të regjimit të kaluar. Hotel “Dajti” ishte një molle ë ndaluar për shqiptarët mbasi nuk mund të hynin atje veçse të huajt dhe ata që i shoqëronin. Por edhe ata që i shoqëronin zyrtarisht më vonë ishin nën vëzhgimin e përhershëm të sigurimit të shtetit. Makinat me të cilat udhëtonin ishin të parkut të delegacioneve dhe shoferët e tyre ishin po sigurimsa. Nuk lejoheshin kontaktet me të huajt dhe një aktore që bëri vetëm një përshëndetje një diplomati Çek në Sarandë iu hoq emri nga titujt e filmit. Punonjësit e tregtisë së jashtme ishin pothuajse të gjithë agjentë të sigurimit etj.
Miku im Stefan Lund
Pjesë nga libri “Na ishte një herë një kinostudio”
Një masë tjetër sigurie ishte dhe importimi i një aparati të posaçëm, për paketimin e origjinaleve të filmave/negativit të figurës dhe zërit/, të cilat ishin të vendosura në disa qese të posaçme, që të mos dëmtoheshin. Ky aparat i prodhuar në Suedi 3-4 vjet më parë kishte dhënë rezultate shumë të mira, kur u përdor për herë të parë në disa arkiva filmike dhe audiovizuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në dy-tre shtete të tjera evropiane. Ishte kjo një teknologji e re, që vendosej për herë të parë në arkivat audiovizuale. Gjithashtu, ishin zhvilluar edhe disa studime dhe reklamime, në kuadrin e simpoziumeve teknike në Kongreset e FIAF/ Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmave/ dhe po u reklamohej kjo pajisje nga Federata të gjitha arkivave. Për këtë qëllim, nëpërmjet ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme, të vetmet që e kishin të drejtën për marrëdhënie tregtare me jashtë, kërkova të vinte në Shqipëri zotin Stefan Lund. Ai ishte përfaqësues i firmës prodhuese, por edhe anëtar i Institutit Suedez të Filmit. Zoti Lund ishte një burrë trupmadh, me moshë mesatare, me një paraqitje tipike skandinave. Pas mbërritjes në Shqipëri, m’u lut që si kineast, po të ishte e mundur dëshironte të bënte një vizitë në ndonjë nga vendet më tipike, për t’u njohur me vendin tonë. Ishte një njeri shumë i komunikueshëm dhe i çiltër. Krijuam bashkërisht një konfidencë krejt të natyrshme, mbasi ai filloi të më fliste edhe për çështje tepër intime të familjes së tij. U miqësova menjëherë me Z. Lund që atëherë, ishte një herezi të familjarizoheshe me një të huaj, pasi konsideroheshe si armik dhe agjent i imperializmit amerikan. Të huajve që vinin në atë kohë tek ne u bëhej…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal